Rruga/ Caktohet kompania e projektit të tunelit e një lot në Kardhiq-Delvinë

Rruga/ Caktohet kompania e projektit të tunelit e një lot në Kardhiq-Delvinë

Autoriteti Rrugor Shqiptar

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur dje edhe kompanitë fituese, që do të merren me hartimin e projektit për lotin 2, që përfshin pjesën nga fshati Shijan deri në hyrje të qytetit të Delvinës, si dhe rishikimin e projektit për lotin 7, ku parashikohet të ndërtohet një tunel. Fondi limit i vënë në dispozicion ishte 20.2 milionë lekë, ndërkohë që oferta e konsorciumit fitues, është 19.83 milionë lekë.

Sipas dokumenteve të tenderit, për ta bërë këtë aks rrugor sa më të asksesueshëm dhe efecient është i domosdoshëm projektimi i dy segmenteve të reja rrugore, përkatësisht ai Shijan-Ura e Gajdarit me gjatësi rreth 5.7 kilometra dhe Shijan – hyrje qyteti Delvinë, me gjatësi 6.8 kilometra, që përfshijnë pikërisht lotin 2.

Sa i takon tunelit, ARRSH argumenton se ai do të ketë një gjatësi prej 1 kilometri, por projekti është hartuar në vitin 2008 dhe gjatë gjithë kësaj periudhe 10-vjeçare, mund të kenë ndodhur ndryshime si në kushtet e zbatimit te punimeve ashtu dhe për hapjen e tunelit dhe për ketë arsye ka lindur si nevojë rishikimi i projektit.

Aksi rrugor Kardhiq – Delvinë ka një gjatësi 33 kilometra dhe përshkon rrethin e Gjirokastrës, Delvinës dhe Sarandës. Punimet për ndërtimin e tij nisën në vitin 2009, por deri më tani janë përfunduar rreth 16 kilometra rruge dhe 14.5 kilometra të tjerë janë në fazën e zbatimit të punimeve. Me financim prej 6.56 miliardë lekë të buxhetit të shtetit, ndërtimi i disa loteve të pjesës së mbetur ka nisur në datën 30 shtator, ndërkohë që punimet pritet të përfundojnë para vitit 2021.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë