Tarifa e Rrugës së Kombit ka krijuar konfuzion edhe tek invalidët në Kukës. Ata ende nuk kanë dijeni nëse kjo kategori do të paguajë apo jo tarifën në Rrugës së Kombit.
Paketa lehtësuese për lëvizjen në Rrugën e Kombit e bërë publike nga Qeveria më 22 qershor, nuk parashikon asgjë në lidhje me invalidët. Neni 16 i statusit të Invalidit, e përjashton këtë kategori nga sistemi i taksave të drejtpërdrejta, por cilësimi si tarifë, automatikisht i përfshin edhe ata.
Ndërkaq invalidët prej vitesh përballen me një sërë problemesh, duke nisur nga transporti urban, deri tek mungesa e parkingjeve para institucioneve publike për automjetet e kësaj kategorie. Në qarkun e Kukësit numërohen një mijë e 800 invalidë të cilët trajtohen me pagesë paaftësie.
Komento