Kreu i ARRSH Dashamir Xhika në një prononcim për Report TV ka deklaruar se për shkak të reshjeve të shumta të dëborës, vetëm 3 km të Rrugës së Kombit lëvizet me zinxhirë e ndërsa në pjesën tjetër të saj mund të lëvizet lirshëm.
"Në Kukës, Dibër dhe në Shkodër janë akset më me shumë probleme, por nuk kanë qenë të bllokuara.
Përveç aksit Qafë Mali - Fierzë totalisht i bllokuar, ende nuk është e mundur hapja e tij.
Ka pasur vështirësi në Rrugën e Kombit, rruga ka pasur probleme vetëm në 3 km nga dalja e tunelit në drejtim të Kukësit, por që qarkullohet me vështirësi me zinxhirë.
Edhe aksi Pogradec - Korçë në Qafë Pllocë ka qenë bllokuar përkohësisht, pasi për ti dhënë hapësirë borëpastrueses u bllokua disa minuta.
Në të gjitha akset e tjera qarkullimi kryhet normalisht" deklaroi Xhika për Report Tv.
Gjithashtu kreu i ARRSH është shprehur se në shumë akse të tjera nacionale situata po përmirësohet si dhe firmat kontraktore kanë hedhur kripë në rrugët që paraqiten paksa më problematike.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO