Rruga e vështirë e Berishës për të shkarkuar Bashën, i duhen 2743 vota për mocion mosbesimi, por Këshilli dhe Kuvendi i PD kontrollohen nga kryetari që e ‘tradhtoi’

Rruga e vështirë e Berishës për të shkarkuar Bashën, i duhen 2743 vota për mocion mosbesimi, por Këshilli dhe Kuvendi i PD kontrollohen nga kryetari që e ‘tradhtoi’

TIRANË-Ndarja mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës duket e reale, e ashpër dhe me pasoja të parashikueshme. Pas përbetimeve për hakmarrje, Sali Berisha ka paralajmëruar një aksion politik për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar i Partisë Demokratike, duke e akuzuar për tradhti dhe dorëzim të sovranitetit të partisë tek amerikanët. Aksioni për rrëzimin e Bashës është reaksioni i parë politik që prodhoi vendimi i Bashës për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD dhe rrjedhimisht nga partia, si reflektim ndaj ultimatumit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat pas shpalljes non grata, e duan Sali Berishës jashtë politikës.

Po a ka fuqi Sali Berisha të shkarkojë Lulzim Bashën, me qëllim për ta zëvendësuar me një të besuar të Familjes?

Ka vetëm një mënyrë për të shkarkuar Lulzim Bashën si kryetar i PD: Përmes një mocioni mosbesimi në forumet më të larta vendimmarrëse të Partisë Demokratike. Për të shkarkuar Lulzim Bashën, Sali Berisha duhet të sigurojë me shumë se sa gjysmën e anëtarëve të Këshillit Kombëtar dhe Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Statuti me 61 nene i Partisë Demokratike ka vetëm një pikë që parashikon mënyrën e shkarkimit të kryeartit. Pika ‘ç’ e nenit 43 e statutit në fuqi të PD, parashikon që Kuvendi Kombëtar mund të shkarkojë kryetarin e partisë. Por, vendimi i shkarkimit nga Kuvendi i PD-së merret vetëm nëse më shumë se sa gjysma e Këshillit Kombëtar kanë votuar pro një mocioni mosbesimi ndaj kryetarit të partisë.

Këshilli Kombëtar i PD-së mblidhet vetëm kur e thërret Lulzim Basha, kryesia e PD-së ose nëse mbledhjen e kërkojnë 1/4 e anëtarëve të tij. Pra, paraprakisht, Berisha duhet të bindë 122 anëtarë të Këshillit për të mundësuar mbledhjen për shkarkimin e kryetarit.

Më pas, Sali Berisha duhet të sigurojë fillimisht votën e mbi 243 anëtarëve në Këshillin Kombëtar për të rrëzuar Lulzim Bashën, pasi Këshilli përbëhet nga 486 anëtarë. Nëse kalon këtë fazë, më pas duhet të sigurojë votat e rreth 2500 anëtarëve të Kuvendit Kombëtar për të finalizuar shkarkimin e Lulzim Bashës. Kuvendi Kombëtar i PD përbëhet nga mbi 5 mijë anëtarë.

Berisha duhet të bindë të paktën 2743 anëtarë të Këshillit dhe Kuvendit Kombëtar për të shkarkuar Lulzim Bashën.

Shkarkimi i Bashës nga Berisha duket një sfidë edhe më e vështirë në kushtet kur, 338 anëtarët e rinj të Këshilli Kombëtar të PD, të zgjedhur disa ditë më parë nga Kuvendi, që të gjithë janë propozuar si kandidatë nga Lulzim Basha dhe si të tillë shumica mund të jenë të besuar të tij. Ndërsa anëtarët e tjerë, pjesë e Këshillit për shkak të funksionit, nuk dihet se si mund të rreshtohen nëse Berisha tenton të rrëzojë me votë Lulzim Bashës.

Impakti i Bashës është i padiskutueshëm edhe në Kuvendin Kombëtar i PD-së, i cili vendos në mënyrë përfundimtare për shkarkimin e kryetarit. Kuvendi i PD-së përbëhet nga anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD, anëtarët e Kryesisë, deputetët, kryetarët dhe sekretarët seksioneve të PD, anëtarët e kryesive të degëve, koordinatorët dhe funksionarët e selisë qendrore të partisë, që të gjithë të diktuar nga dora e Lulzim Bashës.

Lulzim Basha kontrollon gjithashtu edhe Komisionin Zgjedhor në PD, përgjegjës për çdo proces votimi në forumet e larta të partisë. Nisur nga këto rrethana, që konfirmojnë se Lulzim Basha ka konsoliduar pozitat e tij në parti sidomos pas vitit 2017, aksioni i Berishës për rrëzimi e Bashës, të paktën me votë, duke i vështirë dhe ndoshta edhe i pamundur.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Koncesioni i sterilizimit, në GJKKO vendoset sot nëse dosja kalon në gjyq apo kthehet në SPAK, Mes të pandehurve Ilir Beqaj

Koncesioni i sterilizimit, në GJKKO vendoset sot nëse dosja kalon në gjyq apo kthehet në SPAK, Mes të pandehurve Ilir Beqaj