Shengeni Ballkanik/ Kurti: Rruga nga Beogradi për në Tiranë kalon nga Prishtina! Bashkëpunim jo konfrontim

Kosova nuk mundi t'i bashkohej takimit të tretë të Samitit të Shengenit Ballkanik, që të shtunën në Tiranë iu bashkua edhe Mali i Zi, duke iu bashkuar Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, që ende nuk e ka gjetur gjuhën e marrëveshjes politike për t'u bërë kryeministri i ri i Kosovës pas zgjedhjeve të parakohshme me dorëheqjen e Haradinajt, në një reagim të parë për këtë samit, thotë se "rruga nga Beogradi për në Tiranë, kalon përmes Prishtinës". Kështu, Kurti lë të kuptohet se nuk ka nevojë për ndërmjetës për çështjet tashmë të njohura që ndajnë Serbinë me Prishtinën zyrtare, e më kryesorja: Mos njohja e Kosovës shtet i pavarur.

 Në një status në rrjetet sociale, Kurti shprehet se Kosova ka nevojë për më shumë bashkëpunim jo konfrontim.

"Parimet e gjithëpërfshirës dhe reciprocitetit duhet të udhëheqin iniciativat rajonale. Rruga nga Beogradi për në Tiranë kalon nëpër Prishtinë. Ne jemi dhe gjithmonë do të jemi një popull dhe askush nuk mund të qëndrojë mes nesh. Ne kemi nevojë për më shumë bashkëpunim jo konfrontim!" shkruan Albin Kurti.

Ndërkohë ditën e djeshme kryeministri Edi Rama deklaroi se do të bisedonte sërish me Kurtin për Shengenin Ballkanik sapo të krijohet qeveria e re. Edhe gjatë samitit Rama e quajti të pakuptimtë vetëizolimin e Kosovës dhe refuzimin për të përfituar nga marrëveshjet ekonomike që nxorri ky samit. Por pavarësisht situatës së krijuar, ky samit nuk e pengon vijimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë.

E ftuar sot në Report Tv, ish-zv.kryeministrja Senida Mesi, tha se me krijimin e qeverisë në Kosovë, kryeministri Edi Rama do të nisë takimet për të implementuar marrëveshjet e arritura nga mbledhjet e shkuara të qeverisë, por edhe dakordësimet për marrëveshje të reja.

Edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç nga Samiti në Tiranë, tha se vendet nuk duhet të mbeten peng i së shkuarës e konflikteve dhe se është koha për paqe e për zhvillim ekonomik. Ai tha se të gjithë janë të mirëpritur të marrin pjesë. Jashtë Samitit, nga 6 vende të Ballkanit të Perëndimor, nuk kanë pranuar të marrin pjesë vetëm Kosova dhe Bosnje-Hercegovina.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jani greku: 23/12/2019 21:46

    EDI RAMA JE lider i madh ,,e kuptove qe kosova na rri pengese per maredhenie normale me sllavet,,une e kam kuptuar me kohe,,bere mire qe i anashkalove keta idiote,hale,,ti japim rruge prodhimeve tona bujqesore drejt rusise,,serbise,polonise,ukraines...jane tregje pa fund....

    Përgjigju
  • Taulanti: 23/12/2019 21:41

    O EDO E KE KOT MOS U MERR ME KOSOVARET,,ATA JANE LLUM,,PUSHTA,,,,TA NGULIN THIKEN MBAS SHPINE,,A KA MUNDESI TI SHPALLESH TE GJITHE NON-GRATA,,,,MERRU ME SERBET E SLLAVET SEPSE JANE POPULL ME KULTURE,,,DIKUSH ME KA THENE DICKA ,QE MALOKU NUK BEN HAJER NE JETE,,,E KOSOT JANE MALOKE ...

    Përgjigju
  • O tej: 23/12/2019 18:12

    Futi nje suxhuk Prizreni o Albin ke dhe kastraveca Divjake me shumice

    Përgjigju
  • njaci: 23/12/2019 18:04

    Albin koke patate ti fluturon me pras ne b*the, ti mendon se do te ndryshimin duke bere aleance me hajdutin Isa Mustafa. Kufite zhduken me dialog jo me armiqesi as me teori, ata qe bene genocidin iken i mori Zoti, eshte i mencur ai qe di te vendosi ura komunikimi jo ai qe kerkon lufte se lufta nuk behet me pushke druri.

    Përgjigju
  • sali: 23/12/2019 16:42

    Ky eshte luftetar i kohes se luftes se ftohte. Albin bota ka evoluar jo si te ka mbetur ty dhe disa idioteve qe te ndjekin ty

    Përgjigju
  • Arku: 23/12/2019 16:31

    Keshtu i tha Tito në 1948 Enverit që rruga per në Moske kalon nga Beogradi, duket mire nga shprehjet që Albini perdor se e paska kexuar mire Titon.

    Përgjigju
    • Besi: 23/12/2019 19:04

      Hahahahhahah me sa duket po

  • Gjilani: 23/12/2019 16:24

    O Albin po kooperimi nuk realizohet duke hequr by**en menjane dhe duke u fshehur si skuth pas frengjise se patriotizmit tribal.

    Përgjigju
  • Trala zura nje gale: 23/12/2019 15:49

    O Albin o Albin a nuk e di qe keto gjera i ben shoku Putin?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë