Kosova jashtë shengenit ballkanik/ Mesi në Report Tv: Me formimin e qeverisë së re, Rama nis takimet për zbatimin e marrëveshjeve

TIRANË - Deputetja e Partisë Socialiste, Senida Mesi, thotë se mospjesëmarrja e Kosovës në Samitin e Shengenit Ballkanik, nuk cënon marrëdhënien bashkëpunuese me Tiranës zyrtare dhe Prishtinës. E ftuar në studion e lajmeve në Report Tv, Mesi tha se me themelimin e qeverisë së re në Kosovë, do të vijojnë takimet për zbatimin e marrëveshjeve të dakordësuara.

"Bashkëpunimi mes Shqipërisë e Kosovës nuk duhet ta mendojë askush që lë hapësire për diskutim në lidhje me çfarë Shqipëria në lidhje me Kosovën. Ne jemi një komb por me dy shtete të ndara. Janë bërë disa takime mes qeverive, janë nënshkruar disa marrëveshje, që me themelimin e qeverisë së re, ato marrëveshje të dakordësuara të implementohen. Në çdo firmosje të një kontrate mes dy palëve, gjithmonë Beogradi ishte aty, si ai elementi që përmendte gjithmonë: Mos po krijohet Shqipëria e Madhe. Kosova duhet të jetë pjesë e tryezave të përbashkëta që të shohë benefitet. Rama do ulet me palët kokë më kokë për të dakordësuar marrëveshjet për rritjen dhe vazhdimin e bashkëpunimit", tha Mesi në studion e Report Tv.

Megjithatë, Mesi nuk e fshehu dëshirën e saj që Kosova të ishte pjesë e Samitit për të përfituar nga lehtësitë jo vetëm ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor.

"Kosova ende nuk ka konstituimin e qeverisë së re. Mendohet që mund të ketë edhe zgjedhje të tjera të parakohshme në Kosovë nëse palët nuk do të bien dakord. Do doja të kishte dakordësi sepse Kosova ka sfidën e liberalizimit të vizave përpara, për të vijuar me dialogun me Serbinë, me qëllim që të jemi në të njëjtat situata ku Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, të presin hapjen e negociatave për anëtarësim", u shpreh deputetja Senida Mesi.

Sipas saj, e shkuara duhet hedhur pas dhe se ulja në tryezën e Samitit të Shengenit Ballkanik, që në takimin e tretë u bashkua edhe Mali i Zi, përveç Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, nuk do të thotë se pretendimet e Kosovës për njohjen e pavarësisë nga Serbia, nuk qëndrojnë.

"Ne duket sikur duam të jetojmë ende me fantazmat e së shkuarës, dhe të na pengojë të bëjmë iniciativa për të ardhmen. Masakrat aty janë, lufta aty është, i mirëkuptoj të gjitha palët, edhe Kosovën, që janë një brez politikanësh që kanë qenë në luftë vet. I mirëkuptoj kur kanë kushtin që Serbia duhet t'i njohë si shtet i pavarur. Por në të njëjtën kohë një marrëveshje e tillë nuk pengon asnjë nga vendet të jetë pjesë e tryezës", tha Mesi.

Përballë moderatores, Aida Tancica, Mesi solli edhe qëndrimin e kryeministrit Rama përballë presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

"Kryeministri Rama ka qenë në mes të Beogradit dhe i ka kërkuar Vuçiç njohjen e Kosovës. Nuk njoh ndonjë politikan tjetër që e ka bërë këtë. Si shihet një element i tillë në arenën kombëtare, unë do e shihja në përfitimin që ka vetë Shqipëria, qytetarët, dhe biznesi i Shqipërisë. Vuçiç tha ka 500 mijë kamionë që qarkullojnë në Ballkan. 153 mijë kamionë që qarkullojnë nga vendi jonë për vendet e rajonit, është një tregti që ndodh tani, dhe nëse liderët e Ballkanit ulen në tryezë për të lehtësuar këtë tregti që ndodh tashmë, si procedurat, dokumentacioni i unifikuar, për ta njohur edhe online. Janë kosto më pak, pritje më pak, korrupsion më i vogël, kontrabandë pothuajse zero, janë shërbime dhe produkte që konsumatori shqiptar i merr më lirë dhe më shpejt", tha Mesi.

Sa i përket opozitës jo parlamentare në Shqipëri që nuk e përshëndeti Samitin, Mesi tha: "Kjo është një retorikë politike e një opozite të dalë nga parlamenti, dhe në këtë kuadër çdo argument i mazhorancës do të ishte një element shtesë në këtë propagandë. Asnjëherë nuk kam vënë re të shihet realiteti i përfitimit në ekonomi për Shqipërinë dhe bashkëpunimin e saj në sektorë të ndryshëm për një treg pune të përbashkët".  

Mesi e vlerësoi të drejtë qëndrimin e Kosovës se dëshiron të ulet në tryezë si e barabartë me kushtin që Serbia ta njohë si shtet të pavarur, por tha se mosmarrëveshjet mes tyre duhen zgjidhur më parë hap pas hapi në takimet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 23/12/2019 15:41

    Zonja Mesi ka te drejte per problemin e maredhenieve Shqiperi -Kosove . Minishwngeni nuk ishte inisiative vetem tre shteteve ballkanase por e deri gjuar nga SHBA dhe BE . Politika kosovare megjithse ka te drejte per krimet qe jane kryer nga serbet duhet te degjoj America kanet dhe europianet qe e ben shtet te pamvarur. Gjeostrategjine nuk e bejne shtetet e vogla por partneret e medhenj strategjik. Kurti do het te keshilltarin het me miqte per problemet nderkombetare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat