Rrugëtimi i vështirë i pacientëve të Onkologjikut, mjeku: Janë bërë mosbesues, na duhet t'i shpjegojmë 10 herë

Tirane- Teksa prokuroria e Tiranës po vijon hetimet për dosjen “Onkologjiku” Report Tv sjell disa nga përjetimet dhe eksperiencat e pacientëve me sëmundje tumorale, të cilët i gjejmë në radhë për të marrë shërbim. Mes tyre, edhe një zonjë e cila është operuar te klinika e mjekut në hetim Edmond Gashi, ku ka paguar 3100 euro, dhe e kanë nxjerrë nga klinika ende pa marrë veten, pasi çdo ditë tjetër qëndrimi do i kushtonte më shumë.

Ka marrë rrugën e largët, nga një fshat në Lushnje. Është ulur në stol në hyrje të spitalit Onkologjik dhe pret t’i vijë radha për të bërë një kontroll.

"Po pres 1 orë e ca, në orën 12:00 e kam vizitën' tregon zonja. 

Para 1 viti është operuar nga tumori në gji dhe pret të marrë lajme të mira se nuk ka më asnjë rrezik. E lodhur nga rruga dhe me temperaturën e lartë të pakëshillueshme jo vetëm për moshën, por edhe për operacionin që ka kryer, zonja na rrëfen se ka qenë edhe ajo një nga pacientet që ka përfunduar në klinikën private “Megis” të onkologut Edmond Gashi, në hetim për shpërdorim detyre.

Nuk e duroj dot diellin kur më bie këtu se jam e operuar. Tek klinika Megis i kam bërë  me Biopsi e analiza të gjitha. 600 euro më bëri biopsia, 2500 euro operimi. Dy ditë qëndrova. Nuk e kisha hequr ata tubat që kullonin plagët. Erdha I hoqa në krye të 5 ditëve.

600 euro, ndërsa për operacionin 2500 euro.  Pas dy ditësh dola nga klinika me tub e qese me vete që rrjedh plag, më thanë stafi aty në klinikë që kaq mund të qëndrosh pas opracioni, doja të rrija dhe nja 5 ditë, se nuk ndihesha mirë.

Sipas gjendjes së sëmundjes, mjekët thonë se pas kimiove pacienti duhet të rrijë në survejim edhe më gjatë se 1 orë, për të shmangur edhe reaksione të ndryshme.

Të tjerë si zonja e moshuar, i gjejmë në dyert e Onkologjikut. Janë me planifikim, por për shkak se jetojnë larg dhe nuk kanë automjetet e tyre, oraret nuk i korrespondojnë.

Vij nga Gramshi – 70 mijë lekë se e mbjamë në dispozicion" thotë një pacient. 
Gruaja:  Jam nga Saranda, mirë që kam motrën e qëndroj tek kjo, ndryshe do merrja shtëpi me qera, e detyruar.

Shqetësimin e pacientëve pas hetimit të prokurorisë së Tiranës që zbuloi mjekë që nuk i ofronin shërbim të plotë të sëmurëve për t’i orientuar drejt privatit, e ndjejnë edhe vetë bluzat e bardha që vijojnë punën në spitalin Onkonologjik.

Kanë patur pacientë që kanë pas pretendime se s’iu është hedhur ilaçi pasi s’kanë bërë efekt ose se s’ju kanë rënë flokët. Te ne përveç mosbesimit pacientët tani e tutje duhet ti sqarojmë 5 deri 10 herë deri sa të na besojnë. Problemi më i madh nuk është tek ne është se duke e humbur pacienti besimin nëse ju e eliminuat një pacient që të shkojë tek privati, tani pacientët do ta zgjedhin vetë atë për shkak të humbjes së besimit, kështu që ju nuk i keni bërë nder pacientit që e mediatizoni këtë gjë. Edhe pacientët që duan të thonë një fjalë të mirë nuk e thonë dot është bërë një gjyq publik' thotë mjeku i kimioterapisë në Onkologjik, Sotiraq Senjo.

Radhët e pacientëve me sëmundje tumorale janë thuajse të përditshme në Onkologjik, veçanërisht në orët e mëngjesit, megjithatë, në hyrje të spitalit, janë vetëm disa stola e karrige të pamjaftueshme për tu ulur e për tu shlodhur.

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Siguria në plazhe/ Bllokohen 27 jet ski, skafe dhe gomone nga Ksamili në Velipojë, gjobiten drejtuesit

Siguria në plazhe/ Bllokohen 27 jet ski, skafe dhe gomone nga Ksamili në Velipojë, gjobiten drejtuesit