Ruçi si rrallëherë i buzëqeshur për Ditën e Europës: Qasja e BE, rikthimi i ballkanasve në shtëpi

Ruçi si rrallëherë i buzëqeshur për Ditën e Europës: Qasja e BE, rikthimi i ballkanasve në shtëpi

1589008098_ruci.jpg

Fotoja nga njoftimi i Kuvendit, Ruçi me kreun e PE
 

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi shkruan se 9 Maji 2020 është e para Ditë e Europës, pasi Shqipëria ka merituar konsensusin e Këshillit  Europian për çeljen e negociatave të anëtarësimit. “Është një koinçidencë e bukur që Dita e Europës pason Ditën e fitores mbi fashizmin, mbarimin e Luftës së Dytë Botërore në kontinentin tonë dhe çlirimin e Europës. Prandaj Dita e Europës është Dita e Lirisë. Liria dhe të drejtat qytetare janë thelbi i Bashkimit Europian. I cili nga ana e tij është një ndër projektet më frymëzuese të njerëzimit. Europa është sinteza e vlerave perëndimore.

Qytetërimi perëndimor është një ndër kulmet e zhvillimit bashkëkohor të njerëzimit. Ky qytetërim është i hapur dhe paqësor me qytetërimet e tjera dhe kjo hapje është tipari më emancipues i Europës. 9 Maji 2020 është e para Ditë e Europës, pasi Shqipëria ka merituar konsensusin e Këshillit  Europian për çeljen e negociatave të anëtarësimit. Qasja e Europës ndaj Ballkanit Perëndimor nuk është thjesht një politikë zgjerimi, por rikthimi i ballkanasve në shtëpinë dhe familjen e tyre. Me përfundimin e këtij projekti, e gjithë familja europiane do të kthehet në shtëpinë europiane.

Mirënjohje të gjithë atyre që i janë përkushtuar dhe kontribojnë për këtë projekt. Një përshëndetje të veçantë kam sot për emigrantët shqiptarë, këta europianë shqiptarë, që i kanë lartësuar emrin atdheut të tyre në vendet e Bashkimit Europian.  Jam krenar që çelja e negociatave u arrit duke u shërbyer shqiptarëve si Kryetar i Kuvendit të tyre dhe si rezultat edhe i përpjekjeve e kontributit të Kuvendit të Shqipërisë”shkruan Kryetari i Kuvendit.  


Lajmi kryesor:

Rama uron Ditën e Europës, Ruçi: Qasja e BE, rikthimi i ballkanasve në shtëpi! Meta: Të bashkuar jemi më të fortë


  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Ermal Meta këndon ‘Haleluja’ në shi, por më pas del dielli! Duartrokitet nga publiku

Ermal Meta këndon ‘Haleluja’ në shi, por më pas del dielli! Duartrokitet nga publiku