Jeta personale e aktores Rudina Dembacaj eshtë prej kohësh në media dhe kësaj rradhë shkak është një foto.

Ajo është fotografuar në restorantin e saj bashkë me biznesmenin e ish-deputetin Mark Frroku.

Ata nuk kanë konfirmuar akoma asgjë në lidhje me marrëdhënien e tyre edhe pse gjatë inagurimit të restorantit të saj, Rudina falënderoi Frrokun për mbështetjen që i kishte dhënë.

E falenderoj Markun që besoi tek unë, është me të vërtetë i zgjuar që më besoi”, tha Rudina gjatë darkës së inagurimit.

Mark Frroku është i ve pasi gruaja i ndërroi jetë vetëm pak kohë pas daljes së tij nga burgu nga një sëmundje e rëndë.

Në muajin janar 2018 Gjykata e Apelit në Tiranë  ai u dënua me 6 vite burg, për akuzën e “Fshehje të pasurisë” dhe “Ndërtim të paligjshëm për qëllime tregtare”.

Më pas ai u lejua të përfundonte më shpejt dënimin për shkak të gjendjes së rëndë të bashkëshortes.

Kujtojmë që më parë është komentuar se shkaku që ajo u nda nga bashkëshorti i saj ishte lidhja me një deputet shqiptar që nuk dihej identiteti.

Kur gazetarët i kanë drejtuar pyetje në lidhje me jetën personale Rudina nuk ka dhënë asnjë përgjigje konkrete.

Foto nga Rudina dhe Mark Frroku