Rudina Hajdari: Basha nuk qeveris dot shtëpinë e tij (PD-në) jo më vendin

Rudina Hajdari: Basha nuk qeveris dot shtëpinë e tij (PD-në) jo më vendin

Rudina Hajdari

Deputetja demokrate Rudina Hajdari ka kritikuar ashpër Lulzim Bashën, duke folur si një lidere alternative e së djathtës. Sipas Hajdarit, vendimi për djegien e mandateve është marrë në mënyrë autoritare pa u konsultuar me bazën e partisë. Ajo tha në 'Open' se do të kërkojë së shpejti transparencë për partitë politike që nga financimi deri tek zgjedhja e kandidatëve. Hajdari kërkoi largimin e Lulzim Bashës kur tha se “nëse nuk qeveris dot shtëpinë tënde nuk mund të qeverisësh vendin”.

Por a janë amerikanët pas Rudina Hajdarit? “Sigurisht që unë këshillohem me miq të huaj, kam punuar në Kongresin amerikan, por nuk besoj dhe nuk mendoj se jam e privilegjuar prej tyre. Unë jam pjesë e komisionit të Jashtëm, atij të Integrimit, dhe interesohem nga afër për procesin e integrimit të Shqipërisë. Ne duhet të shohim një lloj mekanizmi që t’i provojmë liderët tanë në opinionin publik” tha Hajdari.

Një tjetër dilemë e ngritur nga publiku, është a po përgatitet Rudina Hajdari të formojë një parti të re? “Nuk besoj se është momenti për këtë gjë. Unë besoj se është koha e duhur për të bërë disa reforma të rëndësishme, si ajo e Kodit Zgjedhor, që do të sjellë shumë ndryshime, e ndoshta edhe ndryshim të sistemit politik. Ajo që dua unë të shoh është të kemi një tryezë që përfshin të gjithë faktorët politik, që të flasë për një reformë të thellë qoftë për partitë politike, ashtu dhe për Kodin Zgjedhor”, tha më tej Hajdari.

Ajo është pyetur edhe për vendimin që ka marrë vëllai i saj Kiri Hajdari që është parë në krah të kreut të PD-së, Lulzim Basha. “Si janë raportet në familjen time? Patjetër që flas me vëllain tim. Të gjithë kemi familjet tona. Ne jemi rritur në këtë mënyrë që të kemi mendimet tona të lira. Ne kemi kundërshtitë tona, por ne vendosim vetë. E vetmja gjë që i kam këshilluar Kirit është që të mos jetë pjesë e dhunës.

Patjetër që ia do të jetë në krah të demokratëve dhe unë jam në krah të demokratëve. Nuk i shoh komentet dhe këto momente ndoshta janë emocionale. Unë thjesht mendoj që kam një qëndrim të qartë në atë që bëj. Unë jam në krah të vëllait tim edhe pse ai ka mendimin e tij.

Ndihem shumë krenare për vëllain tim dhe që del dhe u thotë demokratëve në protestë që amanati i tim eti është me ju. Opozita del aty për disa qëndrime të drejta. Jam dakord me ato akuza që bën opozita. Unë kam qenë kundër djegies së mandateve sepse e kam parë si një vendim që braktis përgjegjësitë që ka opozita. Patjetër që opozita është një mekanizëm, por mund t’i kishim kombinuar të dyja” tha ajo. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hinglateri: 09/04/2019 17:14

    Kabim.Si qeverreis edhe krte temin.

    Përgjigju
  • xreport: 09/04/2019 15:02

    nuk jam me PD por kjo eshte FALLCO

    Përgjigju
  • Konjak: 09/04/2019 12:45

    S"kam besuar ndonje here qe 99 % ta ken gabim zgjidhien e nj problemi dje 1 % te jet i sakt .Mejithate ne demoraci gjithkush eshte i lir te jap mendimin e ey ,por pa demtuar te tjeret .Kushdo e mirpret ndihmesen qe mund te jap ndonje (gjeni) -te cilin na e servirin te tjeret -se sa per ne, nuk e njohim per te tille .Por ky person ,apo peronalitet ,duhet te jte shum i kujdesshem ,dhe brenda te drejtes se tij-saj morale ne mardhenie me te tjeret .Nuk mund te te coj vetkenaqesia ngjer sa te pergojosh te tjeret per pa aftesi ,sa nuk mund te administroje as familjen e tij,si dhe aludimi per institucionit qe drejton .Asnje s'duhet ta mar fora e te mendoi se i di te gjitha ,(pamvaresisht se ndokush mund te te beje fresk per vetkenaqesi).Gjithkush te levroje jeten e tij private ,pa trazuar te tjeret .Vetem Tirania (pushtet)nderton kenaqesit e tij ,mbi fatkeqesit e te tjereve .Faleminderit.

    Përgjigju
  • lexonjes: 09/04/2019 07:43

    Ca eshte ky titull qe sqaron fjalet e veta ne kllapa mer jahu...

    Përgjigju
  • Fredi: 09/04/2019 02:00

    PER INAT TE TIME VJERRE VAJTA FJETA ME MULLEXHINE Eshte batuta me e pikasur nga populli qe I pershtatet Rudines

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja