MOSKË, 16 mars /ATSH-AFP/ - Më shumë se 38 000 ushtarë rusë filluan sot manovra të një shkalle të gjerë në Arktik, demonstrimi më i fundit i ushtrisë ruse, që së fundmi po shumëfishon këto stërvitje ushtarake.
Presidenti rus, Vladimir Putin urdhëroi Flotën e Veriut, më të fuqishmen mes katër flotave të marinës ruse, të vihet në gatishmëri duke dashur të masë, në këtë mënyrë, fuqinë e saj në këtë zonë strategjike.
"Kërcënimet e reja ndaj sigurisë së vendit tonë na detyrojnë të përmirësojmë aftësitë ushtarake. Vëmendje e veçantë duhet t'i kushtohet strategjive të reja në veri, deklaroi ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Choigou, sipas citimeve agjencisë ruse të lajmeve, RIA Novosti.
"Zëdhënësi i forcave ushtarake saktësoi se 5 000 ushtarë janë dërguar për manovra në lindje të Rusisë dhe 500 të tjerë në zonën e Kaukazit Verior", shtoi ajo./ /m.l/ a.jor.