RUSI- Në përgjigje të sanksioneve nga kriza e Ukrainës, Moska ka përpiluar një listë të zezë të fshehtë me emrat e 89 politikanëve dhe ushtarakëve evropiane të cilët besohet se mund të jenë të ndaluar të hyjnë në Rusi. "Lista e zezë" sipas Bashkimit Evropian, ngren polemika mbi emrat që kanë qenë të regjistruar në të. Sipas BE-së kjo gjë është krejtësisht arbitrare dhe të pajustifikueshme.

Dukuria e kësaj liste të zezë, e përpiluar nga Vladimir Putin, u bë menjëherë e ditur pas mohimit të fundit të hyrjes për në Rusi të një deputeti gjerman dhe tre kolegëve të tjerë holandezë. Vendi i parë që reaguar ishte qeveria e Berlinit, por më pas reagoi Brukseli dhe kryeqytete të ndryshme të Evropës. Sipas një zëdhënësi, ky fakt nuk ka informacion mbi bazën ligjore, kriteret dhe procesin për këtë lloj vendimi.
 
BE dhe shtetet anëtare, të cilat janë përfshirë në të, i kanë bërë thirrje qeverisë ruse në mënyrë të përsëritur për transparencë në përmbajtjen e kësaj liste, e cila tashmë është shpërndarë nga autoritetet ruse në ambasadat evropiane.


Redaksia Online
(d.a/Shqiptarja.com)