/ATSH-AFP/ - Rreth 100 000 persona parakaluan sot në Sheshin e Kuq në Moskë me rastin e festës së Punëtorëve, manifestim i orgnizuar për të dytën herë në Kremlin që prej shpërbërjes së ish-Bashkimit Sovjetik, njoftuan autoritetet e kryeqytetit.
"Kjo është një traditë e bukur që ka nisur me parakalime në Sheshin e Kuq", theksoi kryetari i Bashkisë së Moskës, Serguei Sobianine, cituar nga agjencia e lajmeve "Interfax".
"Më shumë se 100 000 persona ishin të pranishëm në këtë parakalim", sipas kryetarit të Bashkisë ndërkohë që një gazetar theksoi se ishin të pranishëm rreth 60 000-80 000 manifestues.
Për të dytën herë që prej vitit 1991, autoritetet moskovite vendosën të rifillojnë traditën sovjetike me parada në Sheshin e Kuq, ku 1 maji ishte rasti për paradat e mëdha para drejtuesve./
/Shqiptarja.com