Rusia godet me raketa Mykolaiv, 1 i vdekur dhe 16 të plagosur! Ushtria ukrainase shkatërron 12 dronë në fluturim

Një person vdiq dhe 16 të tjerë u plagosën pas një sulmi me raketa ruse të nisur mbrëmë në qytetin e Mykolaiv, në rajonin me të njëjtin emër në jug të Ukrainës.

Këtë e njoftoi guvernatori i rajonit, Vitaly Kim, në aplikacionin Telegram. Sulmi shkaktoi zjarre dhe dëme të mëdha, shtoi Kim.

“Rreth orës 2:30 të mëngjesit, armiku sulmoi qytetin, së pari me raketa të tipit S-300 ', shkruan guvernatori në rrjetin social, një infrastrukturë, një kompleks restorantesh, pavione tregtare, ndërtesa banimi dhe makinat janë dëmtuar.

Ushtria ukrainase tha të martën se rrëzoi 12 nga 17 dronët rusë në një sulm gjatë natës. Katër nga dronët që nuk u rrëzuan u “humbën lokalisht”, me gjasë për shkak të luftës aktive elektronike, tha gjithashtu forca ajrore përmes aplikacionit të mesazheve Telegram.

Forcat ajrore shtuan se forcat ruse përdorën shtatë raketa S-300/400 për të sulmuar rajonin e Mykolaiv dhe dy raketa Kh-59 për të sulmuar rajonet Chernihiv dhe Sumy.

Sulmet vijnë një ditë përpara se presidenti Ukrainas të prezantojë atë që e ka cilësuar plani i fitores, ndërsa Kremlini ka thënë pak ditë më parë se Putin është i gatshëm të hapë një dialog me Scholz, ndërkohë që pritet edhe një vizitë e presidentit amerikan Joe Biden në Berlin.

 

S.B/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Akti Normativ/ Punonjësit me paga të ulta në administratë do marrin shpërblim! Qeveria i jep kredi Albcontrol, shkurton fondet për institucionet

Akti Normativ/ Punonjësit me paga të ulta në administratë do marrin shpërblim! Qeveria i jep kredi Albcontrol, shkurton fondet për institucionet