Rusia nis stërvitjen ushtarake për përdorimin e armëve bërthamore

Rusia nis stërvitjen ushtarake për përdorimin e armëve bërthamore

Foto ilustruese

Ndërsa Ministria Ruse e Mbrojtjes njofton se ka filluar faza e parë e stërvitjes ushtarake për përdorimin e armëve taktike bërthamore, trupat e Kremlinit vazhdojnë avancimin e tyre në rajonin e Kharkiv, ku kanë pushtuar dhjetëra fshatra.

Stërvitja ushtarake përfshin trajnime praktike në përgatitjen dhe përdorimin e armëve taktike bërthamore" në rajonin ushtarak Jugor bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes ruse.

Ndërkohë, Italia dhe vende të tjera, përfshirë Austrinë, Sllovakinë dhe Hungarinë, do të duhet të gjejnë alternativa ndaj gazit rus deri në fund të vitit, sepse marrëveshja me kompanitë që furnizojnë karburantin përmes Ukrainës do të përfundojë. Këtë e ka bërë të ditur BE-ja e cila, sipas saj, nuk ka ndërmend të rinovojë marrëveshjen me kompaninë.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:13
BE: Italia, Austria, Sllovakia e Hungaria stop gazit rus që kalon nëpër Ukrainë brenda vitit

 

1716308634_shgtrs.JPG

Italia së bashku me Sllovakinë, Austrinë dhe Hungarinë janë ndër vendet e BE-së që deri në fund të vitit do të duhet të gjejnë alternativa për gazin rus.

 "Aktualisht janë tre ose katër shtete anëtare që marrin gazin 'rus' duke përdorur tubacionet që kalojnë nëpër Ukrainë" konfirmoi zëdhënësi i Komisionit Evropian përgjegjës për çështjet e energjisë, Tim McPhie sot gjatë një konference për shtyp, duke iu përgjigjur një pyetjeje lidhur me marrëveshjen trepalëshe për tranzitin e gazit rus përmes rrugës ukrainase.

 Marrëveshja do të përfundojë në fund të këtij viti dhe Komisioni i BE-së e ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend ta rinovojë atë.

Rruga e Ukrainës është aktualisht e vetmja rrugë tranziti për në Bashkimin Evropian: Sllovakia dhe Austria janë importuesit kryesorë të gazit rus përmes këtij kalimi, por gjithashtu Hungaria dhe Italia marrin gazin rus në mënyrë indirekte nga kjo rrugë. 

Pas kësaj, zëdhënësi sqaroi se ndërsa në vitin 2021 BE-ja merrte "45% të importeve të gazit nga Rusia, në vitin 2022 ra në 24%, ndërsa në 2023 ai tha se kanë marrë 15% të importeve tona të gazit" nga Moska.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Anglia i falet Bellingham, 'Tre Luanët' mposhtin 0-1 Serbinë

Euro 2024/ Anglia i falet Bellingham, 'Tre Luanët' mposhtin 0-1 Serbinë