Një rrjet shpërndarës picash në Rusinë Veriore ka nisur të dorëzojë porositë nëpërmjet avionëve të telekomanduar. Dorëzimi i parë u shoqëruar me duartrokitje nga dëshmitarë që ndoqën avionin e telekomanduar nga qendra e qytetit.
Shpërndarja me këto mjete do të përdoret për shitje në parqet e qytetit, plazhet dhe kampet universale nga njerëz me aplikacione për porositjen e picave nga tabletët e tyre.
Megjithatë kompania që nisi këtë aktivitet beson se brenda pak kohësh kjo lloj shpërndarjeje do të eliminojë çdo përfshirje njerëzore në këto porosi.
Avionët e telekomanduar janë të pajisur me kamera që monitorohen nga menaxherët e restorantit të cilët do të telefonojnë marrësit e porosive në momentin që pica dorëzohet, në mënyrë që të sigurohen se porosia do t’i dërgohet atij që ka paguar për të.
Pasi menaxheri shikon se porositësi i picës ndodhet në vendin e dorëzimit, avioni e lëshon picën nëpërmjet një litari të lidhur duke realizuar shpërndarjen e picës në mënyrën më të çuditshme deri më tani.
Pas suksesit të eksperimentit të parë, kompania shpërndarëse mendon ta kthejë këtë metodë në një formë të zakonshme shkëmbimi biznesi dhe për aktivitete të tjera, pasi ka shumë efektivitet dhe realizohen në shpejtësi rekord.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com