Rusia njoftoi sot një projekt për ndërtimin e një stacioni të ri hapësinor, në bashkëpunim me NASA-n, për të zëvëndësuar stacionin ekzistues ndërkombëtar ISS, që është projektuar të eksplorojë hapësirën deri në vitin 2024.
"Roskomos dhe NASA do të punojnë mbi një program për një stacion hapsinor të ri" deklaroi drejtori i agjencisë hapsinore ruse, Igor Komarov në një konferencë për shtyp të përbashkët me administratorin e agjencisë amerikane NASA, Çarls Bolden, në pistën e lëshimit të "Baikinurit" (Kazakistan).
Sipas Kamarov, ky projekt për një stacion të ri hapësinor do të jetë "i hapur" dhe i jep mundësinë edhe vendeve të tjera që nuk janë të përfshirë në projektin aktual që të mund të shfrytëzojnë stacionin në të ardhmen.
Rusia dhe NASA kanë rënë së fundmi dakort për të vazhduar shfrytëzimin dhe financimin e stacionin hapësinor ndërkombëtar ISS deri në vitin 2024, por projektet e ardhshme të përbashkëta kanë mbetur të pakonfirmuara për shkak të ngrirjes së marrdhënieve mes dy vendeve për shkak të krizës së Ukrainës.
Që kur u hodh në orbitë në vitin 1998, stacioni ndërkombëtar është financuar më së shumti nga Rusia dhe Shetet e Bashkuara, ku secili shtet ka varësi të madhe ndaj tjetri. Hapësira mbetet kështu një nga fushat e rralla ku këto dy vende bien dakord./atsh/
/Shqiptarja.com