'Rusia sërish humb!' Pas këshillit për të Drejtat e Njeriut në OKB, Shqipëria anëtare në bordin ekzekutiv të UNESCO-s! Kadare për Report Tv: Sinjal i fortë

Me 134 vota Shqipëria është zgjedhur dje (15 nentor) me votim të fshehtë anëtare e bordit ekzekutiv të UNESCO-s, tjetër tregues se Shqipëria sa vjen e po fiton pozita të rëndësishme në  arenën ndërkombëtare.

“Një lajm shumë i bukur për diplomacinë shqiptare që dëshmon dhe besueshmërinë që gëzojmë si partner i besueshëm dhe i përgjegjshëm. Zgjedhja i jep peshë poltike të madhe vendit tonë” komentoi sot ambasadorja e Shqipërisë në UNESCO, zonja Besjana Kadare në një intervistë me skype për Report Tv duke shtuar se “është bërë një lobim të madh prej më shumë se një viti edhe në New York”

Por nuk është vetëm kaq. Në të dy këto organizma ndërkombëtare ku Shqipëria tashmë merr pjesë ka mbetur jashtë Rusia.

Për katër vende në bordin ekzekutiv të UNESCO-s konkuronin 6 shtete. Krah Shqipërisë anëtare janë zgjedhur dhe Serbia, Sllovakia, Republika Çeke. Ndërsa Shqipëria mori 134 vota, Rusia mori vetëm 94 duke mbetur jashtë për herë të parë në historinë e UNESCO-s.

“Është hera e parë që ndodh. që Rusia të humbë në të gjithë historinë, që nga momenti kur u  krijua UNESCO. Është hera e dytë brenda një muaji që Shqipëria fiton një votë në një vend në organ ndërkombëtar. Pak javë më parë Shqipëria fiton në Këshillin e të Drejtave të Njeriut ku Rusia sërish humbi. Kjo është shumë domethënëse. Është një sinjal i fortë që komuniteti ndërkombëtar i ka dhënë Moskës” nënvizon Kadare për emisionin “Sot live në Shqipëri” në Report Tv.

Po për Kosovën?

Anëtare në bordin ekzekutiv është dhe Serbia që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe  kundërshton anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe organizata ndërkombëtare, përfshirë UNESCO-n, Madje ka lobuar kundër pranimit të Kosovës në UNESCO.

Kosova është projekti që do të punojmë në të ardhmen. Kosova aty e ka vendin herët a vonë e kjo do të ndodhë” tha ajo për gazetarin Nertil Agalliu.

Ndërkohë mbetja jashtë e Rusisë u komentua dje edhe nga presidenti i Ukrainës

Për herë të parë në histori, Rusia ka ngelur jashtë Bordit Ekzekutiv i UNESCO-s. Epoka e ndikimit rus ka përfunduar dhe me të drejtë: terroristët rusë nuk kanë vend në krye të organeve të rëndësishme ndërkombëtare. Roli ndërkombëtar i Rusisë do të vazhdojë vetëm dobësohen" shkruan presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky në rrjetin social X.

 Jashtë bordit ekzekutiv të UNESCO-s ka mbetur dhe Uzbekistani.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste!  Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste! Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty