Shqipëria e Serbia, anëtare të Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s për periudhën 2023-2027! Ja me sa vota u zgjodhën! Lihet jashtë Rusia

Shqipëria e Serbia, anëtare të Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s për periudhën 2023-2027! Ja me sa vota u zgjodhën! Lihet jashtë Rusia

UNESCO

Shqipëria u zgjodh sot anëtare e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s për periudhën 2023-2027, struktura më e lartë ekzekutive e organizatës.

Lajmin e bëri të ditur në rrjetet sociale ministri për Evropën dhe Punët e jashtme, Igli Hasani.

““Një lajm i shkëlqyer vjen nga Parisi: Shqipëria sapo u zgjodh anëtare e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s për periudhën 2023-2027.  Falënderojmë të gjitha shtetet anëtare që na besuan këtë përgjegjësi të rëndësishme dhe presim të bashkëpunojmë ngushtë me të gjithë anëtarët e Bordit, në frymën e dialogut dhe konsensusit”, shkruan Hasani.

Duke shprehur falenderimin e rastit Ministri nënvizoi se në një botë të ndarë nga kriza të shumta, roli i UNESCO-s është më i domosdoshëm se kurrë.

Në një botë të ndarë nga kriza të shumta, ne kemi nevojë më shumë se kurrë të investojmë në paqe. Roli i UNESCO-s është më i domosdoshëm se kurrë. Mirënjohje ambasadores Besiana Kadare dhe stafit të MEPJ për punën e shkëlqyer”,  shkruan Hasani.

Krah Shqipërisë anëtare e Bordit Ekzekutiv janë zgjedhur sot dhe Serbia, Sllovakia, Republika Çeke.

Në grupin 2 ku ndodhej Shqipëria votimi ka qenë i tillë
- 4 vakanca
- 0 abstenim
- 1  fletë votimi e pavlefshme
- Serbia: 137 vota
- Shqipëria: 134 vota
- Sllovakia: 117 vota
- Çeka: 99 vota
- Federata Ruse 94 vota
- Uzbekistani 93 vota

Serbia, që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, kundërshton anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe organizata ndërkombëtare, përfshirë UNESCO-n dhe ka lobuar kundër pranimit të Kosovës në UNESCO.

Jashtë ka mbetur Rusia dhe Uzbekistani që kanë marrë më pak vota

“Për herë të parë në histori, Rusia ka ngelur jashtë Bordit Ekzekutiv i UNESCO-s. Epoka e ndikimit rus ka përfunduar dhe me të drejtë: terroristët rusë nuk kanë vend në krye të organeve të rëndësishme ndërkombëtare. Roli ndërkombëtar i Rusisë do të vazhdojë vetëm dobësohen" shkruan presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky në rrjetin social X.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?