1765899393_1755515883zelensky.JPG

Rusia sulmoi me raketa dhe dronë Ukrainën gjatë natës, duke vrarë katër persona dhe duke plagosur disa të tjerë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se rreth 300 dronë rusë kryen sulme.

Objektivi kryesor i sulmeve ishte infrastruktura energjetike e Ukrainës, me dhjetëra raketa balistike dhe kruiz të lëshuara gjithashtu, sipas Zelenskyt.

"Situata në rajonin e Kievit është e vështirë: disa qindra mijëra familje janë tani pa energji elektrike. Të gjitha shërbimet e emergjencës janë në vendngjarje", theksoi Zelensky.

Ai tha se aleatët mund t’u përgjigjen sulmeve ruse me paketa të reja ndihme për Ukrainën dhe se vendi pret “përshpejtim të dërgesave” të dakordësuara tashmë me SHBA-në dhe Evropën.

 


Lajmi kryesor:

Rusia 300 dronë dhe 18 raketa balistike drejt Ukrainës, 4 të vrarë! SHBA e OKB dënojnë sulmet