Ushtria ruse ndërmori një sulm përshkallëzues gjatë natës në Ukrainë duke shkaktuar disa të vdekur dhe të plagosur. Infrastruktura civile ishte në shënjestër të dronëve dhe raketave ruse të cilat lanë 5 të vdekur dhe 29 të plagosur.
Në total vetëm gjatë natës mes të enjtes dhe të premtes, Moska lëshoi drejt Ukrainës 242 drone dhe 13 raketa balistike. Tronditës ishte përdorimi i supër raketës famëkeqe Oreshnik e cila u lëshua në Lviv, një qytet ukrainas 70 km pranë kufirit polak të BE.
“Forcat e Armatosura Ruse nisën një sulm masiv me armë tokësore dhe detare me precizion të lartë me rreze të gjatë veprimi, përfshirë sistemin e raketave tokësore me rreze të mesme veprimi Oreshnik”, tha Ministria Ruse e Mbrojtjes në një deklaratë të premten.
Pamjet e shpërthimit të Oreshnikut në Lviv bënë xhiron e rrjeteve sociale. Në një prej tyre qielli duket të marrë ngjyrë rozë gjatë shpërthimit. Presidenti ukrainas Volodymir Zelensky kërkoi reagim të menjëhershëm të partnerëve ndërkombëtar, sidomos atij amerikan.
“Nevojitet një reagim i qartë nga bota. Mbi të gjitha nga Shtetet e Bashkuara, sinjalet e të cilave Rusia i merr vërtet seriozisht”, tha Zelensky.
BE, reagoi i shqetësuar. Shefja për politikën e jashtme Kaja Kallas thotë se sulmi me raketën Oreshnik nga Moska vetëm pak kilometra larg kufirit të BE, është një sinjal i Putin ndaj perëndimit.
“Ky model vdekjeprurës i sulmeve të mëdha ruse që përsëriten do të vazhdojë derisa ta ndihmojmë Ukrainën ta thyejë atë. Përdorimi i raportuar nga Rusia i një rakete Oreshnik është një përshkallëzim i qartë kundër Ukrainës dhe synon të shërbejë si paralajmërim për Evropën dhe për SHBA-në”, tha Kallas.
Raketa balistike Oreshnik konsiderohet si një ndër më të rrezikshmet të prodhuara nga një ushtri në botë. Ajo mund të mbajë brenda saj deri në 6 testata përfshirë edhe ato nukleare.
Oreshnik është një nga armët më të reja të Rusisë, që lëviz deri në 10 herë më shpejt se shpejtësia e zërit me një rreze veprimi që i lejon asaj të arrijë të gjithë Evropën, sipas shefit të forcave raketore të Rusisë.
Raketa mund të përmbajë koka të shumta bërthamore dhe të mbajë ngarkesa konvencionale ose bërthamore. Moska e përdori atë për herë të parë në nëntor 2024, duke goditur qytetin ukrainas të Dnieper, edhe pse arma nuk ishte zhvilluar plotësisht në atë kohë.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se sulmi i Rusisë me raketën Oreshnik sfidon Varshavën, Bukureshtin, Budapestin dhe kryeqytetet e tjera të BE.
"Oreshniku është përdorur përsëri, këtë herë kundër rajonit të Lvivit. Edhe një herë, ai u vendos qëllimisht pranë kufijve të Bashkimit Evropian.
Dhe për sa i përket përdorimit të raketave balistike me rreze të mesme veprimi, kjo paraqet të njëjtën sfidë për të gjithë: Varshavën, Bukureshtin, Budapestin dhe shumë kryeqytete të tjera. Të gjithë duhet ta shohin këtë në të njëjtën mënyrë dhe me të njëjtën seriozitet: nëse rusët as nuk shqetësohen të gjejnë një justifikim të besueshëm për të përdorur armë të tilla, atëherë asnjë lidhje personale dhe asnjë retorikë nuk do ta mbrojë askënd nga kjo. Ajo që nevojitet është një sistem veprimi i përbashkët, një sistem mbrojtjeje kolektive, që funksionon vërtet", theksoi ai.
Ukraina njoftoi se Rusia goditi dy anije mallrash në brigjet jugore të Detit të Zi, duke vrarë një anëtar sirian të ekuipazhit.
Sipas Ministrit të Rindërtimit Oleksiy Kuleba, një nga anijet po shkonte drejt portit të Çornomorskut për të ngarkuar grurë, ndërsa një tjetër u godit pranë portit të Odesës, e cila mbante sojë.
"Për fat të keq, një anëtar i ekuipazhit, një shtetas sirian, u vra në sulm", shtoi Kuleba.
Lëshimi nga Rusia i një rakete të gjeneratës së re Oreshnik në Ukrainë mbrëmë përbën një "përshkallëzim" dhe është "i papranueshëm", thanë udhëheqësit gjermanë, britanikë dhe francezë në një bisedë telefonike.
'Sulmet e vazhdueshme të Rusisë, përfshirë përdorimin e një rakete balistike me rreze të mesme veprimi Oreshnik në Ukrainën perëndimore përbëjnë një përshkallëzim dhe janë të papranueshme", ranë dakord gjatë telefonatës Emmanuel Macron, Friedrich Merz dhe Keir Starmer, sipas një zëdhënëse të Downing Street.

Historiania dhe analistja ushtarake, Dr. Victoria Taylor, ka shpjeguar më shumë rreth raketës hipersonike Oreshnik që Rusia qëlloi drejt Lvivit gjatë natës.
"Putinit i pëlqen shumë të përdorë atë element hipersonik dhe kur diskutojmë për këto lloj raketash balistike, sigurisht që e bën përgjimin e tyre tepër të vështirë", i tha ajo prezantueses sonë Samantha Uashington.
"Ajo që e bën edhe më të vështirë është fakti që fragmentohet edhe gjatë fluturimit, kështu që është një bishë mjaft e paparashikueshme", shtoi ajo.
Nuk është hera e parë që rusët e kanë vendosur atë. E bënë për herë të parë në nëntor të vitit 2024.
"Kjo nuk është një teknologji krejtësisht e re," shtoi Taylor, shkruan Shqiptarja.com
"Por në të njëjtën kohë është e rëndësishme të merret në konsideratë fakti që është tepër i shpejtë dhe tani për tani sistemet mbrojtëse perëndimore nuk janë të orientuara posaçërisht për t'u përballur me të", përfundoi ajo.
Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas ka reaguar ndaj sulmit që Rusia kreu gjatë natës në Ukrainë, ku përdori raketë hipersonike Oreshnik.
Përmes një postimi në rrjetin social X, Kallas u shpreh se presidenti rus, Vladimir Putin nuk dëshuron paqe.
Sipas Kallas, sulmi i fundit me raketë Oreshnik, është një përshkallëzim kundër Ukrainës, por edhe paralajmërim për Evropën dhe SHBA.
“Putin nuk dëshiron paqe, përgjigjja e Rusisë ndaj diplomacisë është më shumë raketa dhe shkatërrim. Ky model vdekjeprurës i sulmeve të mëdha ruse do të përsëritet derisa ne ta ndihmojmë Ukrainën ta thyejë atë. Përdorimi i raportuar i një rakete Oreshnik nga Rusia është një përshkallëzim i qartë kundër Ukrainës dhe është menduar si një paralajmërim për Evropën dhe SHBA-në. Vendet e BE-së duhet të gërmojnë më thellë në rezervat e tyre të mbrojtjes ajrore dhe të veprojnë tani. Ne gjithashtu duhet ta rrisim më tej koston e kësaj lufte për Moskën, duke përfshirë edhe sanksione më të ashpra.”, theksoi ajo.
Rusia sulmoi Ukrainën me një raketë hipersonike Oreshnik gjatë natës së të enjtes.
Katër persona u vranë dhe 10 të tjerë u plagosën në sulm, sipas kryebashkiakut të qytetit Vitali Klitschko, i cili tha se “infrastruktura kritike” ishte dëmtuar gjithashtu.
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, reagoi në rrjetin social ‘X’ pas sulmit të fundit të Rusisë me raketë balistike me rreze të mesme mbi rajonin e Lvivit në Ukrainë, pranë kufirit me Poloninë.
Spiropali shkruan se Shqipëria dënon fuqishëm përdorimin nga Rusia të një rakete balistike me rreze të mesme kundër rajonit të Lvivit në Ukrainë.
"Një sulm kaq pranë kufijve të BE dhe NATO-s përbën përshkallëzim serioz dhe kërcënon sigurinë evropiane dhe transatlantike. Narrativat e trilluara të Rusisë zbulojnë natyrën agresive të veprimeve të saj", deklaroi Ministrja e Jashtme.
Spiropali bëri thirrje për masa të forta ndërkombëtare dhe presion më të madh ndaj Moskës. Sipas ministres, Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetje të Ukrainës.
Postimi i Spiropalit:
Shqipëria dënon fuqishëm përdorimin nga Rusia të një rakete balistike me rreze të mesme kundër rajonit të Lvivit në Ukrainë.
Një sulm kaq pranë kufijve të BE-së dhe NATO-s përbën një përshkallëzim serioz dhe kërcënon sigurinë evropiane dhe transatlantike. Narrativat e trilluara të Rusisë zbulojnë natyrën agresive të veprimeve të saj.
Bëjmë thirrje për masa të forta ndërkombëtare dhe presion më të madh ndaj Moskës. Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetje të Ukrainës.

Presidenti Volodymyr Zelensky ka reaguar pas sulmit të natës që kreu Rusia në Ukrainë.
Sipas mediave të huaja, Zelensky tha se ndërtesat e banimit dhe objektet energjetike u goditën në sulm, i cili përdori 242 dronë dhe 13 raketa balistike.
Moska gjithashtu qëlloi një raketë balistike me rreze të mesme veprimi Oreshnik, tha Zelenskyy, si dhe 22 raketa kruiz.
"Sulmi ndodhi pikërisht kur kishte një valë të konsiderueshme të ftohti, i drejtuar pikërisht kundër jetës normale të njerëzve të zakonshëm", vijoi më tej Zelensky.
Zelensky tha gjithashtu se një ndërtesë e ambasadës së Katarit u dëmtua nga një dron rus.
"Katari, një shtet që bën kaq shumë për të ndërmjetësuar me Rusinë në mënyrë që të sigurojë lirimin e të burgosurve të luftës dhe civilëve që mbahen në burgjet ruse", tha Zelensky.
Presidenti ukrainas bëri thirrje për një “reagim të qartë” nga bota, “mbi të gjitha nga Shtetet e Bashkuara, sinjaleve të të cilave Rusia u kushton vërtet vëmendje”, shtoi Zelensky.
"Rusia duhet të marrë sinjale se është detyrim i saj të përqendrohet në diplomaci dhe duhet të ndiejë pasojat sa herë që përqendrohet përsëri në vrasje dhe shkatërrimin e infrastrukturës.
Sulmet e sotme shërben gjithashtu si një kujtesë shumë e fortë për të gjithë partnerët tanë se mbështetja e mbrojtjes ajrore të Ukrainës është një përparësi e përhershme", përfundoi Zelensky.
Komente









A nuk eshte turp qe te vrsish 4veta me nji Oreshnik aq te shtrejnte ose nuk dine ku ndodhen objektet kyce ose jan ne panik .
PërgjigjuRusia e ndaloj menjihere sulmin nga frika e Spiropallit kur e ndegjoj lajmin aq e forte eshte ku edhe Trumpin e ndaloj mos vazhdon sulmet ne Venezuelle,dhe mos e mer Grunllanden flet dikush kur kuvendi i saj eshte i mbushur dhe i ndertuar me parat e kokaines.
PërgjigjuOreshniku i tmerrshem e i frikshem vrau plote 4 vete. Rusia eshte e marr fund, vetem ShBA po e mban ne kembe.
PërgjigjuDurim derisa te vijne forcat Franceze dhe Britanike dhe Rusia dote behet pishman pse e nisi luften dhe dote kapitulloj nga frika e Prendimit.
Përgjigju