Prokurori Ardian Braho mohon të ketë marrë ryshfet 18 mijë euro me qëllim zhbllokimin e shumës 150 mijë euro që dyshoheshin si para të pista.
Prokurorët e Krimeve të Rënda Manjola Kajana dhe Klodian Braho kanë marrë në pyetje ditën e sotme kolegun e tyre mbi cështjen e ryshfetit që përcolli një emision investigativ një ditë më parë. Report Tv e Shqiptarja.com mësojnë se Braho ka mbajtur qëndrim mohues dhe ka thënë se, “nuk ka lidhje me paratë”.
“Paratë nuk i kam marrë unë dhe s’kam asnjë dijeni për çka është shfaqur në media, jam i gatshëm për cdo hetim dhe të zbardhet e vërteta". Është ky deklarimi i prokurorit Ardian Braho para hetuesve të Krimeve të Rënda të cilët po hetojnë aferën korruptive të heqjes së sekuestros të parave të biznesmenit G.M ndërsa oficeri policisë gjyqësore Fatos Lusha është shpallur në kërkim policor pas ka refuzuar të dorëzohet.
Rasti i 120 mijë eurove është hetuar në vitin 2014, kurse paratë janë mbajtur të bllokuara dhe pas verifikimeve prokurori duke konstatuar që nuk janë gjetur elementë kriminal, ka lejuar zhbllokimin e tyre.
Para hetuesve mësohet se Braho të ketë pranuar heqien e sekuestros mbi llogaritë e biznesmenit G.M, por duke argumentuar se këtë e bëri pasi letër porosia nga autoritetet franceze dhe ato italiane erdhi negative me shënimin se G.M skishte asnjë aktivitet kriminal në këto vende.
Braho thotë se, oficeri gjyqësor, Lusha duhet të përgjigjet para ligjit.
“Nuk ka marrë asnjë lekë, nuk kam pasur asnjëherë kontakt me personin që shfaqet në video duke paguar para për të hequr sekuestro nuk e njoh atë person, si prokuror kam kontaktuar me biznesmenin në hetim shtetasin G.M, por në asnjë moment si kam kërkuar apo marrë para dhe për veprimet e oficerit Lusha, ai duhet të përgjigjet sipas ligjit”.
Në këtë mënyrë i është përgjigjur Braho kolegëve të tij të Krimeve të Rënda ndërsa ka shprehur gadishmërinë për të zbardhur deri në fund këtë akt korruptiv.
Dëshmia e prokurorit Braho ndaj të cilit është marra masa e pezullimit nga detyra është administruar dhe do të jetë pjesë e hetimit deri në deklarimet e vartësit të Brahos, OPGJ-s Fatos Lusha ndaj të cilit kanë nisur kërkimet për të kapur.
Nuk është hera e parë që Braho bën zhbllokim të parave të ngrira. Dosja e hetimit për pastrim parash e Brahos që shënon vitin 2014, është sekuestruar mbrëmjen e djeshme nga prokurorët.
Oficeri i policisë gjyqësore i përfshirë në skandalin e korrupsionit duke marrë 18 mijë euro për të hequr sekuestron e vendosur mbi llogaritë bankare të biznesmentit G.M dyshohet se është arratisur nga Shqipëria pak minuta para transmetimit të videoskandalit në media. Lushi në rolin e sekserit i shpallur në kërkim nga policia, dyshohet se është arratisur në Kosovë.
/Shqiptarja.com

VIDEO