SIERRA LEONE- Në një kohë që ka mungesë të madhe ekspertësh në luftë kundër virusit vdekjeprurës të Ebolas në Sierra Leone, një student i mjekësisë, vetëm 21 vjeç, ka marrë guximin të ofrohet si vullnetar duke dhënë kontributin e tij për të shëruar njerëzit. Në Freetown, kryeqytetin e vendit, spitali “Connaught” është mbingarkuar me dhjetëra raste që vijnë çdo ditë të dyshuar ose me Ebola.
Ky spital ka një njësi izolimi unike me staf ndërkombëtar vullnetar. Nëse pacientët rezultojnë të prekur, dërgohen në pjesën lindore të vendit për trajtim të mëtejshëm. Edhe stafi lokal është vullnetar, përfshirë këtu edhe 21-vjeçarin Sewa Mansaray, një student mjekësie që dëshiron jo vetëm të ndihmojë popullin e tij, por edhe të mësojë nga profesionistë.
“Unë kam vendosur ta bëj këtë gjë, sepse shpëtimi i popullit tim është prioriteti im. Unë kam parë njerëz të vdesin nga Ebola ashtu siç kam parë edhe frikën tek njerëzit që vijnë këtu dhe në fakt nuk kanë Ebola.”
Mansaray është i vetëdijshëm që po riskon jetën e tij për të mësuar nga profesionistë. “Edhe pse nuk kam shumë përvojë, është mirë të vish këtu. Kam përfituar shumë ide nga mjekët që kam takuar këtu”. Mbi 2200 persona kanë vdekur deri më tani nga shpërthimi vdekjeprurës i Ebolës, kryesisht në 4 vende të Afrikës Perëndimore, Liberi, Sierra Leone, Guine dhe Nigeri.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com