DIBËR-20 banorë të njësisë Administrative Arras janë proceduar në gjendje të lirë, pasi akuzohen se kanë penguar kompaninë për ndërtimin e HEC-it "SETA 4", në Çidhën.
 
Sipas policisë, banorët nuk u janë drejtuar organeve kompetente për ankesat, por tentuan ta zgjidhin me vetëgjyqësi.
 
Të proceduar janë banorët me inicialet; M.T, M.B, H.Xh, E.P, Xh.T, G.K, R.T, Q.D, A.P, E.T, I.C, R.T, F.T, L.B, Sh.C, L.K, F.B, F.C, H.C, M.C, të gjithë banues në njësinë administrative Arras, Bashkia Dibër.
 
Banorët kanë kundërshtuar në vijimësi ndërtimin e HEC-it, ndërsa sot ka nisur procedimi penal, materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


dy.b/shqiptarja.com