Ende pa u bërë 40 ditë nga largimi i vajzës së tij Elida Cangonji, dhimbja e madhe për humbjen e së bijës, i mori jetën dhe babit të aktores,  Musa Cangonji.

Ai vuante nga një sëmundje e rëndë, që u bë edhe më e fuqishme pas humbjes të së bijës.

Sëmundja e rëndë u mori jetën edhe “Zanës” në filmin “Rrugë të Bardha” dhe babait të saj.

Lajmin për vdekjen e Musa Cangonjit, u dha nga një familjar i tij, fotografi Felix Bilani. Sipas tij ai nuk mund të qëndronte dot pa të bijën Lidën, ndaj shkoi pranë saj.

Elida Cangonji mbylli sytë më 28 nëntor në moshën 64 vjeçare, në një spital të Francës, ku kurohej prej një jave pasi vuante nga sëmundja e rëndë. Mësohet se Cangonji ishte diagnostikuar me sëmundjen e leuçemisë akute.

MUSA CANGONJI
(Statusi i fotografit Felix Bilani)

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)