Sa aksidente numërohen në Shqipëri nga viti 1947?! Si ka ndryshuar trendi me rënien e komunizmit

Gjatë 71 viteve të fundi në vendin tonë janë regjistruar Shqipëri 34619 aksidente rrugore, ku raportohet se kane humbur jetën 11429 persona dhe kanë mbetur të plagosur 21 124 persona. Këto shifra janë bërë publike nga Drejtori i Kërkimeve Shkencore në Akademinë e Sigurisë, Dr. Xhavit Shala. Siguria rrugore vijon të jetë një problem serioz në vendin tonë, ku vazhdimisht gjatë viteve janë marrë nisma të ndryshme për përmirësimin e situatës, por panorama vijon të mbetet e trishtë sa i përket aksidenteve me pasoja në jetë njerëzish.

Gjatë viteve të komunizmit ndonëse ka pasur shumë pak mjete në qarkullim aksidentet rrugore nuk kanë munguar  teksa përgjatë viteve 1947 - 1990,  janë shënuar 5704 aksidente rrugore , ku 3249  persona kanë humbur jetën dhe 5120 persona kane mbetur të plagosur  të plagosur.

Mbas periudhës së komunizmit, aksidentet automobilistike në vendin tonë janë rritur ndjeshëm, kjo dhe për shkak se shqiptarëve iu mundësua të posedonin një makinë private.

"Vetëm për këtë periudhën nga 1992-2018 ka gjithsej 28 915 aksidente me 8180 të vrarë", shprehet Xhavit Shala.

Në periudhën 2011-2018 kemi një rënie të numrit të aksidenteve.

"Në vitin 2011 fillon një trend në rënie, dhe shifra janë optimiste, por përderisa ka përsëri të vrarë dhe të plagosur atëherë do të thotë që duhet të punojmë akoma më tepër", thotë Shala.

Ndërkohë në harkun kohor 1991 deri në vitet 2000 që përkon me dekadën e parë pas rënies së komunizmit në Shqipëri janë dokumentuar 4205 aksidente, ku 2859 persona kanë humbur jetën dhe 3499 kanë mbetur të lënduar.

Janë një sërë faktorësh të cilët ndikojnë në aksidentet rrugore, që lidhen me përgjegjësinë e drejtuesve të mjeteve, me gjendjen e infrastrukturës rrugore dhe me veprimet e qytetarëve si përdorues të rrugës. Po ashtu këto faktorë lidhen dhe me përgjegjësinë e punonjësve të qarkullimit rrugor, me mangësitë në punën parandaluese për aksidentet automobilistike, si dhe mangësitë në infrastrukturën ligjore.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rrofte KOMUNIZMI!: 25/05/2019 16:40

    E te mendosh se me mijra aksidente te tjera nuk jane te raportuara, dhe edhe keto shifra jane patjeter te reduktuara e jo reale, por po flasim per keto qe vete i raportojne. 8180 te vdekur rrugeve e gerxheve (pa permendur mijra e mijra te plagosur) nga teneqet me rrota te kapitalizmit te ndyre. Sa vrau Enverizmi (se Komunizem nuk ka qene ai) dhe sa vrau e po vret per dite vetem rrugeve ky karpilltallizmi i ndyre?!!! Bejeni nje llogari vete o mjerane te shkrete... mire eshte qe te mendoni nje çike... po fare pak te shkreten...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Bardhi për Ramën: Nuk është vetëm qesharak, por edhe frikacak! Po i fshihet Kuvendit

Bardhi për Ramën: Nuk është vetëm qesharak, por edhe frikacak! Po i fshihet Kuvendit