I pyetur se sa mandate synon të marrë në zgjedhjet e 25 prillit, Basha iu shmang duke thënë vetëm se ai dëgjon vetë dy fjalë 'Rama ik' duke mos dhënë një numër se sa synon opozita. Basha iu rikthye edhe një herë deklaratave se më 25 prill do të sjellë ndryshimin
Pyetje: Pse peshë figurave politike dhe jo akademike? Sa mandate synoni?
Basha: Pa pikё dyshimi qё ndryshimi do tё vijё falё pjesёmarrjes masive tё shqiptarёve me votё kёtё e dёgjoni ditё pёr ditё, kёtё e dёgjojё kudo qё dal, me ju me kamerat tuaja, vetёm kur dal edhe ata qё kalojnё shpejt me njё automjet unё dёgjoj dy fjalё: “Rama Ik”. Pra ndryshimi do tё jetё i thellё, edhe ata qё nuk e thonё dot me gojё sepse kanё frikё se ikin nga puna nё adminsitratёn e shtetit apo i’u vjen tatimori dhe ju mbyll biznesin me tё cilin mbijetojnё edhe ata tё gjithё kanё njё dhe vetёm njё aspiratё dhe janё tё qartё pa largimin e Edi Ramёs nuk ka ndryshim. Tetё vjet dёshtime, 8 vjet mashtrime. Vendi mbeti i fundit nё Ballkan nё çdo fushё qё ka tё bёjё me njerёzit. Ekonominё katastrofё, papunёsia nё rritje, emigracioni 12 herё mё i lartё se nё Serbi, investimet e huaja 10 herё mё pak se nё Maqedoninё e Veriut. Tё vetmit qё lulёzojnё dhe pasurohen janё Edi rama dhe oligarkёt e tij. Ndaj 25 prilli do tё jetё ditё ndryshimi plebishitar, qё do tё thotё ditё e njё ndryshimi tё thellё popullor qё shkon pёrtej edhe sondazheve mё optimiste sepse shqiptarёt do tё votojnё pёr ndryshiminsepse ndryshimi bёhet dhe arrihet me votё dhe Edi Rama kёtё e di dhe prandaj ka frikё votёn. Prandaj dhe bёri bёri mijёra lojёra pёr tё provokuar deri bojkotin e zgjedhjeve nga opozita, prandaj dhe ndryshoi nё mёnyrё tё njёanshme si asnjёherё nё 30 vite kodin dhe kur asnjёra prej tyre nuk i eci risolli prap njerёzit e listave tё zeza tё Departamentit tё Shtetit me shpresёn se kёta do ta ndihmojnё ta kthejnё Shqipёrinё nё pashallёkun e vet privat sepse gjё tjetёr pas 25 prillit me Edi ramёn nuk mund tё ketё. Edhe sot, pashallëk është.Ka më shumë pushtete se cdo njeri pas Enver Hoxhës dhe ja ku është rezultati. Papunësia në ekstrem, të rinjtë largohen, ekonomia në kolaps. Ndaj, është fare e qartë. Mund të ishte ulur këtu çdokush nga qytetarët dhe ta thoshte me të njëjtat fjalë që po jua them dhe unë. Pa larguar Edi Ramën nuk ka ndryshim. A ka nevojë Shqipëria të ndryshojë?! A po shkojnë gjërat keq e më keq?!
Sigurisht që po. 25 Prilli do të jetë ditë e fitores së çdo shqiptari. Ajo që më angazhon dhe më ngarkon mua me përgjegjësi mua dhe ekipin tim me një përgjegjësi të jashtëzakonshme, më një barrë të jashtëzakonshme është që ti përmbahemi dhe të zbatojmë çdo angazhim që kemi marrë para shqiptareve. Çdo angazhim dhe të rivendosim besimin tek politika si instrument ndryshimi se politika prandaj ka lindur. Njeriu i vetmuar apo qeniet e tjera nuk kanë nevojë për politikë. 2 njerëz është politikë, është komunikim. Është të bindim njëri-tjetrin çfarë është më e mira. Të zgjedhim rrugën më të mirë e të ecim përpara. Ta korrigjojmë atë. Dhe instrumenti më i mirë për ta ndryshuar vendin është një politikë normale, me një ekip normal, me një plan normalizimi, mirëqenie, nxjerrje nga kriza, rimëkëmbje ekonomike siç është ai që kemi prezantuar përpara qytetarëve shqiptarë. Bashkë me këtë ekip, ndryshimi do të marrë përmasat më të thella, jam i bindur që kemi njohur ndoshta që nga viti 1992.
Lajmi kryesor: