Sa po e përçan koronavirusi shoqërinë në përpjekje për të ndaluar valën e katërt?

Sa po e përçan koronavirusi shoqërinë në përpjekje për të ndaluar valën e katërt?

Foto ilustruese

Mesazhi më i rëndësishëm Të dashur skeptikë të vaksinimit, mendojeni edhe njëherë, që të vaksinoheni.  Ne ende nuk duam ta bëjmë vaksinimin me detyrim. Por nëse kaq shumë vazhdojnë të refuzojnë, do të keni disavantazhe. Sepse ne nuk mund të vijojmë t'u  mohojmë shumicës së të vaksinuarve të bëjë një jetë relativisht normale. 

Psikologët presin që një pjesë e popullsisë nuk do t'u përgjigjet këtyre apeleve. Për momentin, në Gjermani janë vaksinuar 55,1 për qind (9.08.) e popullsisë. Kancelarja Merkel dëshiron 15 përqind më shumë. 

Po më pas?

Një vit më parë unë skicova në një distopi se si mund të dukej jeta në Berlin në 2023 nëse do të vazhdonte pandemia. Teksti mbeti i pabotuar, sepse m'u duk i zymtë. Në të përshkruaja një skenë në një stacion treni me zona të ndara me pleksiglas dhe me hyrje të ndryshme: njëra për të vaksinuarit, tjetra për të pavaksinuarit. 

Në fund të fundit, një vaksinim nuk siguron njëqind për qind mbrojtje. Gjithmonë ekziston një rrezik i vogël. A mos ndoshta një vlerësim individual i rrezikshmërisë do të sjellë rritjen e pretendimeve të zëshme për ambiente të sigurta? Rënien e gatishmërisë për t'u ulur në një kabinë treni pranë një të pavaksinuari. 

Nga ana tjetër, a do të ketë klube e bare veçmas për njerëzit e pavaksinuar? Nën moton: mbajeni vetë përgjegjësinë për jetën tuaj? Vendimi i marrë së fundmi, që prej 11 tetorit njerëzit e pavaksinuar duhet t'j paguajnë vetë testet e tyre, mund të jetë fillimi i një zhvillimi të tillë.

Të drejta ekskluzive për të vaksinuarit dhe të shëruarit?

Kryeministri i Bavarisë, Markus Söder, tha se ai priste një diskutim rreth "2G" - domethënë të drejtave ekskluzive për ata që janë vaksinuar dhe ata që janë shëruar. Për fat të mirë, ky është një koncept i gjerë. Edhe pse në perceptim të parë, tingëllon i frikshëm. Qeveria federale që do të dalë pas zgjedhjeve të 26 shtatorit duhet të mendojë edhe për pasojat afatgjate të "COVID-it" në shoqëri.

Një panel ekspertësh i përbërë nga filozofë, sociologë, juristë, ekonomistë, artistë dhe politikanë mund të jetë grupi i duhur për një detyrë të tillë. Një këshill i tillë ndoshta do të ishte një plotësim i mirë për organin aktual vendimmarrës të përbërë nga qeveria federale dhe landet.  Sepse pandemia - për fat të keq - duket se do të na shoqërojë për një kohë të gjatë./DW

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar