Apeli i Krimeve i heq masën ‘arrest shtëpie’, Saimir Tahiri lihet i lirë

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka shfuqizuar masën e sigurisë 'arrest shtëpie' për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Pas dy orësh e gjysmë seancë këtë të hënë, Apeli i Krimeve të Rënda ka rrëzuar masën e vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë ndaj ish-ministrit dhënë tre javë më parë, duke e lënë atë të lirë.

Avokati mbrojtës Maks Haxhia u shpreh se me provat që disponon Prokuroria, mbi klentin e tij, Saimir Tahiri, nuk mund të rëndojë asnjë akuzë fajësimi. Sipat tij, hetimet ndaj Tahirit do vijojnë në gjendje të lirë.

Vendimi përfundimtar i gjykatës ishte shfuqizimi i vendimit nr 97 datë 12 maj 2018 dhe vendimit 101 datë 15.5.2018 ku u vendos masa e arrestit të shtëpisë dhe momentalisht Tahiri është pa masë sigurie. Prokuroria mbështeti qëndrimin e Shkallës së Parë. 

Pavarësisht se kjo është një reklamë, unë nuk kam më moshë për reklamë. Unë nuk do ta quaja fitore, për mua ishte një fitore për konsolidimin e praktikës lidhur me masat e sigurisë sepse ka një praktikë të zgjeruar të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe Kolegjit të Bashkuar të Gjykatës së Lartë që përcakton qartë, krieteret e përgjithshme dhe të posaçme kur merret një masë sigurie.

Unë e thashë edhe herën e kaluar, Gjykata e Shkallës së Parë mori një vendim të ndërmjetëm, bazuar në kërkesën e Prokurorisë që kërkonte arrest me burg mbi po të njëjtat materiale që kanë qenë prezente gjatë gjithë kohës në hetim. Ajo çështje është akoma në Gjykatën e Lartës, është procesi disi më i veçantë sepse është seanca seleksionuese nëse ka rrethana për të kaluar në gjyq apo jo. Deri tani mesa e kemi ndjekur nuk ka asnjë veprim lidhur me seancën seleksionuese.

Nëse do të ketë këto prova që flitet deri tani janë paraprise të një vendimi lidhur me pafajësinë e zotit Tahiri.

Ne bëjmë vetëm kundërshtimin e këtyre provave, në referencë me vendimin e gjykatës së Apelit të datës 26 dhjetorit që e shfuqizonte ndalimin e daljes së zotit Tahiri jashtë shtetit, sollëm praktikën e Gjykatës së Lartë, praktikën e Gjykatës së të Drejtave të Njeriut, gjithashtu i bëmë me dije gjykatës së këto prova nuk janë të reja dhe nuk kanë sjellë asnjë fakt. Të dy letërporositë janë konfirmim i veprimeve të fiksuara në proces, nuk kemi ndonjë të re, kanë të bëjnë me lëvizjet e zotit Tahiri dhe familjes së tij për të kaluar pushimet.

Një letër tjetër ka të bëjë me pronarin e shitësit të hugobos të kostumit i cili pasi ui njoh me portretin e zotit Tahiri konfirmoi që nuk e njifte dhe duke parë regjistrin e shitjeve  nuk figuronte që në datat që flitet të ishte shitur kostum. Edhe shitësi i bizhuterive pasi u paraqit fotografia konfirmoi që nuk e njifte Tahirin. Konfirmoi një shitje që është bërë në masën 5 mijë euro, por jo vetëm dy byzylyk, por disa bizhuteri. Zoti Tahiri është duke pritur urdhërin e ekzekutimit sepse çdo vendim i jepet prokurorit dhe ai i nxjerr urdhërin e ekzekutimit për ta liruar.

Maks Haxhia, avokati mbrojtës i Saimir Tahirit

Seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri nisi në orën 13:10, ku ka qenë avokati i Tahirit, Maks Haxhia që ka paraqitur një javë më parë kërkesën për heqjen e kësaj mase sigurie. Avokati Haxhia mbërriti para ish-ministrit në gjykatë, ku komentoi për media deklaratën e ambasadorit Donald Lu, bërë një ditë më parë, i cili tha se gjykata duhet të vendosë bazuar në prova dhe në ligj.

Mesazhi i Lu ishte shumë i rëndësishëm se gjykata duhet të gjykojë në prova dhe në ligj, dhe nëse ndodh kjo Tahirit sot duhet t’i hiqet masa e arrestit në shtëpi.

Avokati Maks Haxhia

Ndërkohë, Apeli i Krimeve të Rënda vendosi t'i heqë masën 'arrest shtëpie' ish-ministrit, i cili akuzohet si bashkëpunëtor në trafikun e drogës me Habilajt. Tre gjyqtarët e Apelit për Krime të Rënda që po shqyrtojnë kërkesën për liri të Saimir Tahirit janë kryesuesja Saida Dollani dhe anëtarët, Sokol Binaj e Fehmi Petku.


Policia shoqëron nga shtëpia për në gjykatë ish-ministrin Tahiri

Prokuroria ka dyshime se ish-ministri i Brendshëm ka takuar në një hotel në Korfuz Artan Habilajn, vëllain e Moisi Habilajt, i arrestuar në Itali në tetor të vitit 2017, si kreu i grupit kriminal të trafikut të drogës.

Kemi dëgjuar disa raportime nga burime të pavarura për presione serioze në këtë çështje, përfshirë edhe ryshfete që u janë ofruar gjykatësve. Ne i bëjmë thirrje shoqërisë civile dhe medias që ta vëzhgojnë këtë çështje me vëmendje, në mënyrë që vendimi të bazohet mbi provat dhe ligjin dhe jo mbi presione, kërcënime apo para. Askush nuk është mbi ligjin.

Ambasadori i SHBA, Donald Lu

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:48
Avokati i Tahirit i përgjigjet Donald Lu: Nëse gjykohet me prova, ish-ministri sot i lirë

Avokati i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ka komentuar par Apelit të Krimeve të Rënda deklaratat e ambasadorit Donald Lu, i cili tha një ditë më parë se gjyqtarëve ju është ofruar ryshfet, ndërsa i bëri thirrje gjykatës të vendosë bazuar në prova e fakte.



Avokati Maks Haxhia tha se e ndan në dy pjesë deklaratën e kryediplomatit amerikan. Sa i takon ryshfetit, avokati tha se është kalkulim opinionesh, ndërsa shtoi se nëse gjykata vendos në bazë të provave dhe ligjit, Tahirit duhet t’i hiqet sot masa e arrestit.

Ishte një mesazh shumë dimensional. Unë e ndava në dy pjesë, mesazhin e qarkullimit të opinioneve, sic ndodh rëndmon në Shqipëri, kur ka probleme të tilla, që të dyja palët kundërshtare hapin fjalë se qarkullojnë presione ose para.

Mesazhi i Lu ishte shumë i rëndësishëm se gjykata duhet të gjykojë në prova dhe në ligj, dhe nëse ndodh kjo Tahirit sot duhet t’i hiqet masa e arrestit në shtëpi.

Avokati Maks Haxhia

Ora 13:42
Me makinë policie në gjykatë/ Fotot e Saimir Tahirit kur hyn te Krimet e Rënda

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka mbërritur në gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda rreth orës 13:30 minuta, ndërsa u shoqërua nga banesa për në ambientet e gjykatës nga policia, pasi është në masë arresti shtëpie.

Report Tv publikon pamjet nga momenti kur Tahiri ka zbritur nga makina e policisë me disa dokumente në duar, ndërsa shoqërohet nga efektivët për në sallën e gjyqit. Dosja do të shqyrtohet nga Saida Dollani dhe anëtarët, Sokol Binaj e Fehmi Petku.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 28/05/2018 21:41

    Ore lat nam po lozni film Tommy e Jerry o futeni brenda o lereni te lir boll me

    Përgjigju
  • Zyberi: 28/05/2018 21:04

    Jap mar me qera lidhu me Balalen balalja do ti telefonoje te vellait te ministrit ku do ti telefonoje re vellait minister DHE PUNA ESHTE E MBARUAR JU MERNI MAKINEN E MINISTRIT NE GREQI PER VAKANCE POR NUK ESHTE AUDI A8

    Përgjigju
  • Sula: 28/05/2018 20:52

    O turi tahiri u lerua me urdher politik Lu sapo trokiti pak ne dere .Tahirin e leroi Rama me kukullen marku problemi eshte me avukat ngjelen qe thote amerika vendos per cdo gje

    Përgjigju
  • Turi: 28/05/2018 19:19

    Di të them që gjyqtarët, Saide Dollani, sokol Binaj jan gjyqtar të një niveli të lart. Këto të fy nuk i paguan dot plr të dhen drejtësi. I kam provuar un personalisht. Pëer këtë kuksjanin pranoj të kundertën. Ai të rruan.

    Përgjigju
  • Jap Mar me qera: 28/05/2018 18:22

    O komentuesa ju rujt zoti ishalla se e di qe jeni popull ..... por doja t’ju pyesja a mos e njeh njeri ministrin e brendshem aktual te na japi makinen per ca kohe se duam te bejm ca pushime greqi, itali, gjermani....etj ? Paguajm shum

    Përgjigju
  • Fredi: 28/05/2018 17:17

    Asnje dyqan shites nuk mund te konformoje te dhenat e kerkuara nga prokuroria shqiptare ne Itali sepse jane nen presionin e mafias lokale qe paguajne cdo muaj per " mbrojtje " , cfare i duhet atij te ngaterohet me deshmi ne shqiperi ku askush huk ka garanci per jeten dhe pronen? Apo mafia shqiptare atje ka nam " te mire". Persa i perket faturave te shitjes qe " nuk " ekzistojne mos na beni per te qeshur. Shume here neper dyqane ne itali une blej gjera pa fature duke perfituar skonto te medha nga kjo blerje. Rrobaqepsi, argjendari jane artizanale keshtu qe nuk mund te verifikoje dot sakte dikush hyrjet dhe daljet. Drejtesine e tipit Fehmi Petku dhe me shoke e kemi pare keto 27 vite demokraci, prandaj shpresat jane te vaketa. Nese doni te flisni si qytetare te pergjegjshem ky eshte nje aryetim i ndershem. Nese doni te flasim si militante atehere ti bashkohemi Babales ose Babaleve te tjere majtas. " Vdekja " nuk ka rradhe, as te rinj, as te moshuar, as gjini dhe rrace. Ne kete rast i erdhi Tahirit por hk e mori dot, neser do vije Sales, Lulit, Mediut, Sallqianjit, Shkerdhenit e me rradhe. Por keshtu? Ne kete menyre? Harrojeni, pergatitni dhe ster niperit qe do sundohen nga kjo klase e qelbur dhe lriminale politike dhe gjyqesore.

    Përgjigju
  • fart zu entlasten: 28/05/2018 16:23

    Ka shprese Shqiparia. Tani per Minister te Brendshem kandidature me te mire se Babalja nuk ka. Ai zberthen krimin me nje te rene lapsit e te vere ne pune rradaken qe e ka si qen Terbaçi.

    Përgjigju
  • PRAPA per future te reja: 28/05/2018 16:04

    PARTIA DEMOKRATIKE DUHET urgjentisht te PROPOZOJE ZGJIDHJE per situate e pazakonte NE SHQIPERI , PERNDRYSHE NE do blejme EDHE BE-NE

    Përgjigju
  • One: 28/05/2018 15:53

    Oh ai vend i pashprese. Lere pastaj keta komentues qe jane dhe militante dhe rraciste te felliqur. Te njejtat reagime nga te dyja krahet kur ju preken “shenjtet”. Nga njerez si ju nuk behet ai vend. Nuk keni as principe dhe as moral. Shpresoj qe Lu te pasohet me dike po me aq vendosmeri dhe guxim sepse eshte e vetmja drite shprese.

    Përgjigju
  • Drejtësia: 28/05/2018 15:50

    Ky është verdikt kuptimplot! Nuk mund të dënosh njerëz e ti përdhosësh figurën duke u bazuar në fjal të paqëna që si synim kanë për qëllim destabilitetin e vendit.

    Përgjigju
    • Test: 28/05/2018 16:16

      Po komentin e ambasadorit nuk e do ne kete rast eee. Aty ku u intereson, i permendni fjalet e te huajve. Thuaj qe njerezit e thjeshte jane futur ne burg per shume me pak se kaq, dhe lere vendimin kuptimplote!

  • Qutetar: 28/05/2018 15:47

    Sic e thashe dhe dje masat per lirimin e tahirit ka kohe qe punohet eshte krijuar nje komision banditesh nga PS jane shpenzuar disa miljona euro duke paguar dhe shitesin e byzhuterive qe te mohoje blerjen e bizhuterive me fjale te tjera jane shuat duke paguar te gjitha provat

    Përgjigju
  • Fiqo: 28/05/2018 15:38

    LUJA KA TE DREJTE U DHANE PARET PER LIRIMIN E TAHIRIT TE SHIKOJME RREAGIN E OPOZITES

    Përgjigju
  • Ana: 28/05/2018 11:44

    Spo durohet me ky luja, sa te iki se na e shpifi

    Përgjigju
    • Trimi: 28/05/2018 15:59

      Ai qe do vije mbas lu - se do jet me keq se ky dhe shyqyr se pa Keta gjakun do na pijne Keta pushterare me keq se na e Kane bere

  • Ana: 28/05/2018 11:44

    Spo durohet me ky luja, sa te iki se na e shpifi

    Përgjigju
  • Tani: 28/05/2018 11:43

    Ik o Lu se na ke merzit shume ske lene vend pa i fut hundet...

    Përgjigju
  • Beni: 28/05/2018 11:42

    Ka degjuar z. Lu por a ka prova per kete ?? Jo nuk ka ... atehere pse merret me thashetheme !!

    Përgjigju
  • kaloresi i urdherit leshtelikes: 28/05/2018 10:55

    kur akuzat jane te pabazuara ne fakte,por te mbledhura ne tavolina darkash pijesh de vallesh ,te hedhura si pas pijes se tepert nga nje i dehur,a nuk perbejne presion ndaj trues gjukuese?

    Përgjigju
  • kinezi vogel: 28/05/2018 08:36

    po per xhafen nuk ka degjuar gje ky kinezi....

    Përgjigju
    • LORA: 28/05/2018 10:03

      Eshte tu bo ankand kinezi,ne mexhlisin e peshkaqeneve,,,ka msu do zakone nga para-ardhesi i tij,arixhiu eleksander arvizu.Keta mostra jane pre e shqup-it,,,,me darovitje nga parate dhe pasurite e grabitura te shqiptareve. Deri kur k'shtu ma ???????

  • Luli kryeministri yne: 28/05/2018 07:54

    Nuk eshte cudi z. Lu jetojme ne Shqiperi ku presioni dhe rryshfeti bejne ligjin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainës/ Tre të vdekur nga sulmet ruse me dronë në Donetsk dhe Sumy

Lufta në Ukrainës/ Tre të vdekur nga sulmet ruse me dronë në Donetsk dhe Sumy