Sal Hajduti i kreu të gjitha punët si surrati vet:
Për të fshirë menderen nuk preferoi kurrë letrat higjienike, vetëm kartëmonedha 1000-dollarëshe, derisa i hodhi të gjitha paret në hale dhe shqiptarëve u la Rrok Nocin.
Tunelin e Thirrës nuk e hapi me paratë e shqiptarëve, por me paratë që ia la baba, dhe nuk përdori asnjë makineri, e gërmoi verë, me kazëm e lopatë.
Lëvizjen e shqiptarëve pa viza dhe futjen e Shqipërisë në NATO nuk i mundësoi sepse deshi Evropa dhe Amerika, por falë njohurive ideologjike që ia mësoi Partia e Punës.
Shqipërinë e bëri aq lëmsh sa, më seriozi, më burrërori, më elokuenti, më i besueshmi, më bindësi dhe më interesanti, është një adhurues i Marksit dhe Leninit, një djalosh komunist që s'ja bën tërr Syri.
Sali Vampiri, tani në moshën dhe pjekurinë e duhur, për të vuajtur torturat që meriton, duhet ta transferojë rezidencën e vet nga vilat dhe pallatet, në këtë apo atë rreth të Ferrit, ku, pasi të lënë dërrdëllitjet nëpër banaqe, do vijnë enkas për ta ngushëlluar me përsiatje poetiko-filozofike protointelektualët me nam Fatos Lubonja dhe Muç Muçi, i pari si Dante, i dyti si Virgjili.
Po ç'Ferr e ç'Virgjil thua a t'u nxiftë faqja, o shkelsh mbi xhind e t'u thaftë gjuha, o t'u mbylltë dera e shtëpisë nga brenda e mbetsh jashtë deri në mëngjes.
Sali Rrugaçi nuk meriton të përfundojë në asnjë fiction dantesk, rreth, elips, katror, cilindër, kon si Lubonja, apo piramidë si Muçi.
Sali Laneti nuk duhet të vdesë.
Sali Kaka rroftë e qoftë e qaftë një mijë vjet nëse aq ymër i ka dhënë Allahu.
Por Sali Nata duhet të vuajë në Ferrin e këtejshëm, këtë këtu. Ditët e netët t'i shtyjë brenda Ferrit makbethian të zgjimit pa gjumë ku bëri zullumet. Ku për Sali Ferrin temperatura është miliona gradë, sa e Diellit. Flaka është sulfurore. Ku, sa kohë gjithçka digjet dhe avullon në çast, s'ka kuptim, as nuk bën sens, asnjë mburrje, asnjë pallavër, asnjë justifikim, asnjë rrenë foltoreje, asnjë shpifje gazete, asnjë pseudonim virtual.
Nëse Sali Derrin ky Ferr nuk e kënaq, nuk e ngop, s'ka problem. I gjejmë një tjetër Ferr. Një "Ferr su misura". Si ka thënë latini: Secili Ferrin e vet.
Shkakun e të gjitha pasojave katastrofike, Sali Korbin, e hedhim dhe e braktisim pa bukë e pa ujë te ndonjë lagunë. Ku të vijnë t'ia çukitin flamingot, lejlekët, sorrat, pulat, gjelat. Derisa t'i lenë vetëm kockat, vetëm skeletin.
Sa i përket Dhëndrit Budalla, idiotit me pamje si Maria Schneider pas episodit me Marlon Brando dhe margarinë, s'ka pse trembet aq tepër.
Sharra që ky idiot meriton, s'ka të bëjë me sharrën me dhëmbë me të cilën te filmi Scarface trafikanti i drogës për pak sa ia sharroi gjymtyrët Tony Montanës. As me sharrën me të cilën cubat e pyjeve sharrojnë pishat dhe ahet e Gorës. Është thjesht emri kuptimplotë i locationit të varrezës pranë Kombinatit Stalin, vendgrumbullimit të plehrave, vendlindjes së Haxhi Qamilit, varrit të Diktatorit. Jo për t'ia bërë varrin atje, tani. Kur ta ketë shkruar Allahu.
Dënimi që tanipërtani Dhëndër Palluqes i përket si klysh përbindëshi më i helmët dhe më i qelbës se vetë përbindëshi, dënimi pra që Dhëndërr Zhaba pranoi të bëhej miliarder dhe latifondist me urdhër të peshkut Sali Sardelja, do jetë ky dënim aq i butë sa, në fakt, është kompliment:
Te Sheshi Skënderbej, ose te Zogu i Zi, ose te Shqiponja, Dhëndër Vemja të mbyllet brenda një kafazi me zbarra hekuri të salduara me diametër 20 milimetra. Rrotull këtij kafazi do mblidhen Kalamajtë, të cilëve, me të drejtë, Dhëndërri Majmun do t'u duket si shpimpanze në Zoo, do t'i hedhin biskota, banane, monedha. Do jetë e kotë. Pas pak Dhëndërrit Butak do i dalë shpirti, nëse ndonjëherë ndonjë të tillë ka pasur.
Dënohet dhe vuhet shkaku, jo pasoja; sëmundja, jo simptoma.
Si i di unë këto dhe të tjera?
I di sepse: S'ka më të thellë se sipërfaqja.
Por janë dhe të thjeshta. I di edhe keci i Neomalësores.
Komente











