Shpallja e Ardian Dvoranit nga Departamenti Amerikan i Shtetit si një nga 12 personalitetet në botë që ka luftuar korrupsionin, duket se ka zënë në befasi dhe ka 'pezmatuar' Sali Berishën dhe Ilir Metën, të cilët e kanë shpallur Dvoranin 'armik' dhe simbol të dështimit dhe kapjes së reformës në drejtësi në Shqipëri, reformë e cila është produkt i investimit të SHBA-BE dhe pa dyshim i vullnetit të Partisë Socialiste. Sali Berisha, i indetifikuar nga ndërkombëtarët si një nga kundërshtarët më të përbetuar të reformës në drejtësi, ka vendosur të heshtë personalisht pas vlerërimit të Dvoranit nga DASH, duke ia deleguar reagimin dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezit. 

Ndërsa Ilir Meta ka reaguar si zakonisht përmes këshilltarit për media, Sali Berisha ka nxjerrë në skenë dhëndrin, për të sulmuar Departamentin Amerikan të Shtetit, i cili përflitet se ka futur në listën e zezë edhe Sali Berishën bashkë me Petrit Vasilin. Në përpjekje për të ironizuar vlerësimin e DASH për Ardian Dvoranin, i shpallur 'armik' nga vjehrri i tij, Jamarbër Malltezi shkruan se "më kujtoi çmimin e parë që i dha OKB-ja Shqipërisë në vitin 1987 kur njerëzit nuk mbushnin dot barkun me bukë thatë". Në një tjetër koment, Jamarbri shkruan se "Ose ndryshe: Mos harxho ujin për të larë Dvoranin se harxhon ujin dhe bën pis banjon e për të larë nuk lan dot gjë"

Të njëjtën strategji po ndjek edhe Lulzim Basha, i cili ka zgjedhur të mos reagojë personalisht, por të aktivizojë 'qendrën e sharësve' në selinë blu, për të sulmuar aktin e DASH në rrjete sociale.

Reagimi i Jamarbër Malltezit