Interpelanca/ Salianji: Policia në shërbim të krimit, zbardhni zhdukjen e Martinajt! Ministri Balla: Drejtorët e policive do kenë mandat 3-4 vjeçar, lufta kundër krimit prioritet

Përballë kërkesës së deputetit opozitar Ervin Salianjit, për t’u përgjigjur për situatën e kriminalitetit në vend, Ministri i Brendshëm Taulant Balla e quajti Shqipërinë një nga destinacionet më të sigurt për turistët e huaj.

“Zoti ministër cili është plani i qeverisë për të luftuar krimin?”, tha Salianji.

“Lajmi më i përhapur sot pavarësisht këndvështrimit tuaj për Shqipërinë është certifikimi kombëtar si destinacion i sigurt turistik. Shqipërisë i është pastruar imazhi i nxirë nga një e shkuar e rëndë shumëvjeçare”, u shpreh Balla.

Një paralelizëm, hoqi me kohën kur PD drejtonte vendin dhe se me Flamur Nokën ministër të Brendshëm, tha Taulant Balla lulëzonte kanabisi në vend.

“Më lejoni t’ju kthej pak në vitin 2013, kur ministër i brendshëm ishte kryezëvendës lideri siç e quan nënkryezëvendës Gjekmarkaj. Vlera e kanabisit e prodhur ne Lazarat ishte dy here me e madhe se buxheti i shtetit në atë kohë. Besoj se kjo i vendos tapën gojës së çthurur me narkoshtet. Ndoshta ndonjëri në mes tuaj e kujton me mall atë kohë malli”, tha Balla.

“Përmendi Lazaratin sikur të jetë territor i Afrikës, ju kanabizuat gjithë Shqipërinë, e bëtë kurban një ministër për kanabizimin e Shqipërisë", u shpreh Salianji.

Replikë patën edhe për policinë e shtetit, për të cilën Salianji thotë se është e inkriminuar.

“A keni dijeni për përdorues të policisë që përdorin telefona Sky?”, pyeti Salianji.

“Ju garantoj se procesi i vetëpastrimit të policisë është jetik. Sa i përket aplikacioneve që ju përmendet, mund t’ju vë në dispozicion raportin e EUROPOL, ku të gjithë e dimë që asnjë policive të vendeve europian nuk ka rezultuar imune ndaj lidhjes së policisë me krimin”, tha Balla.

“Drejtues të lartë të policisë dekonspirojnë dhe janë të pabesueshëm për SPAK për t’i përfshirë në operacione”, tha Salianji.

“Ka ardhur koha që drejtuesit e Policisë, edhe ata vendorë, të kenë një mandat, 3 vjeçar, 4 vjeçar”, tha ai.

Ministri i Brendshëm la pa përgjigje pyetjen e Ervin Salianjit lidhur me zhdukjen e bosit të lojërave të fatit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:01
Zhdukja e Ervis Martinajt, Salianji-Ballës: Është gjallë apo ka vdekur, a keni guxim të përgjigjeni?

 

Deputeti demokrat, Ervin Salianji gjatë interpelancës me ministrin e Brendshëm Taulant Balla u ndal edhe në rastin e zhdukjes së Ervis Martianjt. Salianji kërkoi zbardhjen e kësaj ngjarje, ndërsa tha se ishte lënë vetëm 300 ditë kohë Rrumbullakut për rezultate, por autoritete nuk kanë dalë me një përgjigje mbi fatin e bosit të lojërave të fatit.

“Zbardhni zhdukjen e Ervis Martinajt, është gjallë apo ka vdekur? E keni në kërkim edhe sot. A keni guxim t’ua thoni familjarëve është gjallë apo jo? Është njoftuar 5 minuta para operacionit policor për arrestimin e tij se siç duket kishte plane të tjera qeveria”, tha ai.

Ora 11:54
Ndryshimet në ligjin për policinë, Balla: Ka ardhur koha që drejtorët të kenë mandat 3-4 vjeçar

Nga Kuvendi, gjatë interpelancës me deputetin Ervin Salianji, ministri Taulant Balla tha se ka ardhur koha që drejtuesit e policisë, përfshirë edhe ato të policive vendore, të kenë një mandat 3 ose 4 vjeçar.

"Ju garantoj se procesi i vetëpastrimit të policisë është jetik. Sa i përket aplikacioneve që ju përmendet, mund t’ju vë në dispozicion raportin e EUROPOL, ku të gjithë e dimë që asnjë policive të vendeve europian nuk ka rezultuar imune ndaj lidhjes së policisë me krimin.

Sa i përket çështjeve të emërimeve, përveç drejtorit të Përgjithshëm që bëhet me propozim të ministrit dhe miratim të kryeministrit, të tjerat bëhen nga drejtori i Përgjithshëm

Në ligjin Policisë së Shtetit ka ardhur koha që drejtuesit e drejtorive vendore ka ardhur koha të kenë mandat 3-4 vjeçar, siç i kanë vendet e tjera, për ti dhënë fund një lëvizje kaotike dhe për të garantuar karrierë. Çdo punonjës që dëshiron të bëjë karrierë duhet integritet.

Ka ardhur koha që drejtuesit e Policisë, edhe ata vendorë, të kenë një mandat, 3 vjeçar, 4 vjeçar, siç i kanë vendet e tjera, për ti dhënë fund një lëvizje kaotike dhe për të garantuar karrierë. Nëse do të bësh karrierë duhet integritet dhe duhet të rritet besueshmëria në policinë e shtetit", tha Balla. 

Ora 11:41
Balla-opozitës: Kur ishte ministër kryezëvendës lideri, droga në Lazarat ishte dy herë më e madhe se buxheti i shtetit! Salianji: Bëtë kurban një ministër për kanabizimin e Shqipërisë

 

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, në fjalën e tij në interpelancën e thirrur nga deputeti Ervin Salianji, tha se gjatë kohës që ata ishin në qeveri, vlera e drogës së prodhuar në Lazarat, ishte sipas tij dy herë më e madhe se buxheti i shtetit. Ministra tha se lufta kundër kultivimit të narkotikëve është prioritet i qeverisë. 

"LUFTA KUNDËR DROGËS DHE KULTIVIMI I LËNDËVE NARKOTIKE mbetet një prioritet I padiskutueshëm i Policisë së Shtetit. Gjatë vitit 2023 u goditën 28 grupe kriminale me aktivitet në fushën e kultivimit. Janë kryer 171 operacione policore. Janë goditur 335 raste të tentativave për kultivim të bimëve narkotike. Janë asgjësuar 293 047 bimë narkotike cannabis sativa, me 273 shtetas të ndaluar dhe vendosur nën akuzë.

Janë sekuestruar gjatë vitit 2023:

• 4 tonë cannabis sativa;

• 62 kilogramë heroinë,

• 23 kilogramë kokainë dhe

• 11 300 tableta ekstazi;

Këtu më lejoni t’ju kthej pak në vitin 2013, kur ministër i brendshëm ishte kryezëvendës lideri siç e quan nënkryezëvendës Gjekmarkaj. Po citoj Komandantin Bastioni të Gurdia di Finanza në një konferencë për shtyp më 5 Gusht 2013. “Në Lazarat…, lënda narkotike mund të arrijë në 900 tonë ndërsa nga vlera e shitjes së saj mund të përfitohet 4.5 miliard euro… Kemi bërë fotografi nga lartësia që dëshmojnë realitetin në Lazarat…” Pra vlera e kanabisit e prodhur ne Lazarat ishte dy here me e madhe se buxheti i shtetit në atë kohë. Besoj se kjo i vendos tapën gojës së çthurur me narkoshtet. Ndoshta ndonjëri në mes tuaj e kujton me mall atë kohë malli", tha Balla.

Salianji akuzoi qeverinë se ka kanabizuar të gjithë Shqipërinë, ndërsa për këtë arsye bëri kurban një ministër, referuar Saimir Tahirit.

“Gjatë gjithë fjalës tuaj nuk kishit asnjë përgjigje për pyetjet që ju kam dërguar. Nuk thatë se sa punonjës kanë kaluar vettingun nga 11 mijë punonjës nga Drejtoria e Përgjithshme. Ka 8 vite, miliona euro, 3 ndryshime për këtë ligj dhe ka përfunduar jashtë vetëm 1 drejtues i lartë. Gjithë mln e eurove, investimet e partnerëve, është përjashtuar vetëm një drejtues. E pamë në rastin e Metamorfozës, se si në bëheshin emërimet në Policinë ë Shkodrës. Të dyja palët punonin për socialistët për të mbledhur votat. A keni dijeni për përdorues të policisë që përdorin telefona Sky. Ne vetëm kemi inkurajuar Policinë e Shtetit. Mos t’i mbajmë peng qytetarët. Ju nuk na thoni dot si parti se po bëjmë namin në policinë e Shtetit se i keni rënë me hunj. Dilni dhe thoni që drejtuesit e policisë janë te grupi i Çiftelisë. Apo vetëm kur ishte koha e PD-së, kur janë të PS i binë çiftelisë mirë. Përmendi Lazaratin sikur të jetë territor i Afrikës, ju kanabizuat gjithë Shqipërinë, ë bëtë kurban një ministër për kanabizimin e Shqipërisë", tha Salianji.

Ora 11:37
Balla: Janë arrestuar në Itali dhe Spanjë dy personazhe të botës së krimit, do të ekstradohen

 

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, në fjalën e tij në interpelancën e thirrur nga deputeti Ervin Salianji, tha se sot Shqipëria po ekstradon personazhe të botës së krimit nga vende të cilat nuk ka marrëveshje ekstradimi. 

Nga foltorja e Kuvendit, Balla ka njoftuar arrestimin e dy personazheve të njohur të krimit në Itali e Spanjë, ku pritet edhe ekstradimi i tyre.

“Kam nderin të jem ministër i Brendshëm prej 300 ditësh. Lajmi më i përhapur sot është certifikimi ynë si destinacion i sigurt turistik, i është pastruar një herë e përgjithmonë vendit imazhi i së shkuarës.

Turistët fjala e parë që thonë është që u pëlqen siguria. Flasim për turistë nga vend që sigurinë e kanë të lartë. Janë turistë që ndihen të sigurt në vendin tonë.

Lufta kundër krimit të organizuar është prioritet i kësaj qeverie. Sapo janë arrestuar dy personazhe të botës së krimit, dhe do të ekstradohen nga Italia dhe Spanja.

2023 shënon vitin me shifrat më të ulëta të vrasjeve në 30 vite”, tha ai.

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Me urdhër të SPAK, policia aksion në Lezhë, Tiranë, Fushë-Krujë e Kurbin! GJKKO ka lëshuar mbi 10 urdhër arreste për krim të organizuar (VIDEO)

Me urdhër të SPAK, policia aksion në Lezhë, Tiranë, Fushë-Krujë e Kurbin! GJKKO ka lëshuar mbi 10 urdhër arreste për krim të organizuar (VIDEO)