Salianji shkon te ‘Siguria’ me abetare në duar: E kam sjellë t’ia jepni Ardi Veliut të mësojë shkrim e lexim! S’mund t’ia japim vettingun e policisë një analfabeti

Me debate është zhvilluar seanca ditën e sotme në Komisionin e Sigurisë mes opozitës dhe mazhorancës ku u miratuan ndryshimet ligjore për t’i kaluar procesin e vettingut të policisë AMP-së. Deputeti demokrat Ervin Salianji ka kundërshtuar procesin e vettingut për policët, duke thënë se ka dështuar, pasi deri më tani nga 11 mijë policisë që ka gjithsej Policia e Shtetit është bërë vettingu vetëm për rreth 100 punonjës policie. Sipas tij, këto ndryshime ligjore po bëhen pikërisht para zgjedhjeve vendore me qëllim që PS të ushtrojë presion ndaj policëve për t’u marrë votat.

Me një abetare në duar kishte zgjedhur të shkonte sot Salianji në mbledhjen e komisionit, ndërsa tha se e kishte sjellë për t’ia dhënë drejtorit të AMP-së, Ardi Veliut, por ai mungonte në seancë. Salianji ia la ‘porosi’ deputetëve të PS-së që t’ia japin abetaren duke thënë se po bën një kontribut që Veliu të mësojë shkrim e lexim.

Ndonëse ligji kaloi me votat e socialistëve, Salianji kundërshtoi duke thënë se nuk mund t’i jepet vettingu i policisë një drejtuesi analfabet që ofendon çdo efektiv që ka zgjedhur të shkollohet.

Ervin Salianji: Kemi kaluar këtu dhe e kemi kundërshtuar, ligjin për vettingun epunonjsve të policisë. Sot me shkresë zyrtare informacion se nga 11 mijë punonjës, ligji vettingut në 5 vite ka dështuar plotësisht duke kaluar në filtra as 100 punonjës të policisë. Ky ligj po vjen para zgjedhjeve që ju të kontrolloni policët para zgjedhjeve dhe ti vendosni nën presion dhe si ka mundësi që gjithë vettingu i policëve i lihet një drejtuesi që sot nuk është këtu, që fyen çdo punonjës police që investojnë në shkollim. Si hap i parë që duhet të bëjmë, duhet ta ndihmojmë atë të kalojë vettingun në klasë. Do i jap përfaqësuesve të ministrisë një abetare që të mësojë shkrim e këndim. Do ia jap që t’ia jepni drejtorit, Veliut të mësojë shkrim e lexim. Pasi të kalojë testin hajde diskutojmë. Nuk shkon të ketë kriminelë, që manipulojnë ngjarjet kriminalë. Nuk mund ta kalojmë ligjin që i jep një analfabeti funksional të kalojë nën vetting punonjësit e policisë së shtetit. Abetaren po e jap si kontribut që të mësojë shkrim e këndim. Ky fyen çdo njeri, çdo punonjës të policisë së shtetit. Prit pra se nuk e kam përfunduar. Pse shqetësoheni ju? Ore ju shqetësoheni nga librat.

Naço: Depresioni juaj na shqetëson
Salianji: Po jo mo jo se nuk jemi ne fare në depresion. Në depresion janë njerëz që nuk bëjnë luftën ndaj krimit, nuk bëjnë detyrën që u ka ngarkuar ligjin. Depresion është shoqëria shqiptare që për shkak të vullnetit politik të PS vendos në krye njerëz analfabet. Po pse nuk ka PS djem edhe vajza të shkolluara.
Naço: Ky është depresion, jeni të dëshpëruar
Salianji: Na lini ta vlerësojnë qytetarët
Naço: Nuk ua zgjidhim dot problemet e brendshme
Salianji: Në vend të largoni njerëzit që janë të përfshirë… (i fiket mikrofoni)

Me ndryshimet ligjore të miratuara në komisionin e Sigurisë, procesi i vettingut do të kryehet nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore, por jo më nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit. Ndryshe nga ligji i miratuar 5 vite më parë, në vetting do të kalojnë vetëm nivelet drejtuese në policinë e shtetit, në gardën e republikës dhe të agjencisë së mbikqyrjes policore, në tërësi rreth 300 efektivë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:49
Mazhoranca kalon e vetme në Komisionin e Sigurisë ndryshimet ligjore për vettingun e policisë, në ‘sitë’ jo të gjithë efektivët por vetëm ‘shefat’

Projektligjit i ndryshimeve të vettingut në Policinë e Shtetit kaloi në parim në Komisionin e Sigurisë Kombëtare vetëm me votat e mazhorancës. Ky projekt ligj do t’i kalojë më pas Kuvendit, që do t’i hapë rrugë AMP-së që të bëjë vettingun në Polici.

Pse Ministria e Brendshme kërkoi ndryshimin e ligjit nr.12/2018, “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të policisë së shtetit, gardës së Republikës dhe shërbimit për çështjet e brendshme dhe ankesat në Ministrinë e Brendshme”?

Arsyeja kryesore e këtij ndryshimi është vonesa e procesit. Në katër vite, të dhënat e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit thonë se vetëm 57 policë kaluan në filtër për pastërtinë e figurës, pasuri dhe aftësi profesionale, pesë raste pa konfirmime në detyrë, shtatë të tërhequr nga detyra. Megjithatë, me ndryshimet që pritet të kalojnë në vijim në Kuvend, vettingu i Policisë së Shtetit do të vijojë, por jo më nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit të cilit iu ndërpre mandati në mars 2022. Por do të jetë Agjencia e Mbikqyrjes Policore, tashmë nën drejtimin e Ardi Veliut dhe Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave me drejtues Evgjeni Basharin, ata që do të kalojnë në sitë efektivët. Pasuria dhe deklarimi i parave do të certifikohet nga ILDKPKI, pastërtia e figurës nga AMP me informacion nga SHISH dhe DSIK dhe aftësia profesionale e policëve do të mbajë firmën e kreut të AMP, Ardi Veliu, përmes departamentit të standardeve profesionale.

Nëse në ligjin fillestar të vetting-ut do të ishin në filtër 12 mijë efektivët që ka struktura, kësaj here janë të listuar sipas gradave rreth 300 efektivë, si drejtuesit e policisë së shtetit, shefat e komisariateve, të departamenteve të ndryshme, ata që duan të ngrihen në detyrë duke mos prekur policët e thjeshtë të cilët i shpëtojnë vettingut. Komisioni që Agjencia e Mbikëqyrjes Policore do të ngre për vijimësinë e procesit, do të ketë rol periodik vlerësimi, ndryshe sa ishte parashikuar për KJV-në, i cili kishte rol të përkohshëm.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • erti: 11/11/2022 18:53

    ku i lozhanit dihet cfare malli eshte ...po per veliun ka super te drejte .....analfabet eshte shume pak

    Përgjigju
  • Mara emigrante ne Itali: 11/11/2022 13:56

    O babale ,po ti si e ke mate shkollen sepse nga fjalori qe ke je per ne rrethore ,shiko veten si i ke thene lulushit mos harro leket qe te kam dhene ju jeni si ajo qe ben lopa ne mengjes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë