Debatin e nisur mbi Reformën Territoriale e komentoi nga Fieri, ku zhvilloi një takim me demokratët edhe ish-deputeti Ervin Salianji.
“Thanë që me Edi Ramën nuk marrim më pjesë ne, tani thonë nuk jemi pjesë, po jemi pjesë. Dilni aty, jepni propozimet siç i duan njerëzit”, u shpreh Salianji.
Salianji thotë se pikërisht lëvizja e tij, ka nxitur PD-në për protesta dhe analizë të brendshme.
“PD ka ndryshuar falë kësaj lëvizje, ju keni bërë që të ketë protesta, të ketë analizë, deputetët të dalin në terren sepse PD ishte në gjumë”, shtoi Salianji.
Sali Berishës dhe Flamur Nokës, që kanë shpallur përjashtimin e tij nga partia, u thotë se i kanë bërë llogaritë gabim:
“Disa prej lidershipit nuk i kanë bërë mirë llogaritë, nuk kam ardhur në politikë për të heshur, do flas përballë lidershipit, siç kam folur pëballë qeverisë”, vijoi më tej Salianji.
Salianji madje ka ironizuar edhe udhëzimin e tyre, për të mos lënë në listat e anëtarësisë të ngjashmit e tij:
“Përjashtohen duke bërë një udhëzim absurd… lidershipi i partisë tonë po bën një shpikje të padëgjuar, lidershipi përcakton anëtarësinë, jo mo zotëri jo, anëtarësia cakton lidershipin… Mungesa e garës së brendshme, përjashtimet imagjinare, miqtë e armiqtë imagjinarë nuk duhet t’i përkasin më partisë sonë, shkëputjet e copëzave nuk duhet ti ndodhin më PD-së. PD nuk është pronë e askusjt, as e imja, as e kryetarit dhe as e sekretarëve”, tha mes të tjerash Salianji.
Salianji tha po ashtu se fundi i qeverisjes së Ramës vjen vetëm duke bindur qytetarët për të hedhur në kutitë e votimit mbështetjen për demokratët, por edhe me ndihmën e drejtësisë dhe ndërkombëtarëve.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i ka kërkuar PD-së që të dërgojë përfaqësuesit e vet në Komisionin për Reformën Territoriale për të dhënë aty propozimet e opozitës.
“Ne nuk mund të bëjmë paradite të themi një gjë dhe pasdite të themi një gjë tjetër. E mbani mend kur Rama u’a hodhi lidershipit të PD-së për Avokatin e Popullit, u tha që me Ramën nuk ulemi më për reforma. Pastaj thanë për javë me radhë që pjesë e Komisioneve me Ramën nuk marrim më pjesë. Por tani nuk duhet të harrojmë, tani thonë jo jemi pjesë, jo nuk jemi pjesë.
O zotërinj, dilni aty, hajde japim propozimet tona për Reformën Territoriale, hajde të takojmë njerëzit, hajde t’i shtojmë shërbimet dhe bashkitë ashtu siç i kërkojnë dhe qytetarët e qarkut të Fierit, për të shtuar bashkitë jo për t’i pakësuar, sepse ashtu siç u bë Reforma Territoriale për shkak të gabimit të PD, i ka larguar shërbimet nga qytetarët.
U bë një reformë elektorale për qëllime politike dhe jo për ti shërbyer ashtu siç duhet të jetë pushteti lokal më pranë qytetarëve, si dhe të nxjerrim listën tonë të bashkive, kompetencat që duhet të kenë bashkitë, propozimin tonë konkret dhe pastaj Edi Rama të bëjë ç’të dojë, ne nuk kemi punë me Edi Ramën”, u shpreh Salianji.

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, është shprehur se një pjesë e kupolës drejtuese të PD-së e duan këtë parti ‘për ta mjelur si lopë’ për interesat e tyre.
“Sipas retorikës së lidershipit të PD-së, jemi të gjithë bashkë, por kur afrojnë zgjedhjet, lidershipi bunkerizohet, gjithçka bëhet punë e 2-3 vetave. Mbyllen aty dhe i vendosin listat jo vetëm duke i përjashtuar demokratët, por edhe duke i përjashtuar edhe ata që dalin të parët nëpër gara.
Në shumë degë, në Himarë ishte përjashtuar gjithë PD për të imponuar një kryetar dege siç e donte lidershipi. Tentohet të bëhet bashkimi i opozitës duke ulur nëpër tryeza njerëz qesharakë dhe nuk dëgjojnë demokratët… Nëse dikush e bashkon opozitën dhe tregon kredibilitet më të madh se lidershipi i PD-së, ta propozojmë të jetë kandidat për kryeministër të fitojmë zgjedhjet.
Sepse ndryshimi miq, keni të drejtë që kanë frikë, por ndryshimi nuk ndërtohet me frikë, por duke pasur guxim, duke pasur garë dhe duke bashkuar edhe brezin e ri dhe duke e bërë. Ndryshimi miq është thelbësor për të qenë fitues. Është i pashmangshëm dhe nuk e ndal dot askush. Ndryshimi është përgjegjësi dhe këtë përgjegjësi ne nuk e shmangim as përpara Edi Ramës, as përpara atyre që e duan PD-në ta mjelin si lopë për interesat e tyre. Ne duam një PD që të mos jetë qaramane”, tha mës të tjerash Salianji.
Në takimin e radhës në Fier Ervin Salianji tha nëse dikush ka aftësitë të bashkojë opozitën të propozohet edhe për kryeministër, kushdo qoftë ai.
“Tentohet të bëhet bashkimi opozitës duke ulur nëpër tryeza njerëz qesharakë dhe nuk dëgjojnë demokratët. Nëse dikush e bashkon opozitën dhe tregon kredibilitet më të madh se lidershipi i PD , ta propozojmë të jetë kandidat për kryeministër të fitojmë zgjedhjet, kushdo qoftë ai. Se ndërkohë të nderuar miq ju e dini, e keni provuar në qarkun tuaj një prej problematikave që ka PD është përjashtohen demokratët për t'u përfshirë në lista të sigurta, diku të pamerituara, kandidatë nga parti të tjera. Dhe po shkohet përsëri në të njëjtin drejtim", tha Salianji.

Ish-deputeti Erivin Salianji ka sulmuar kupolën drejtuese të PD-së, gjatë takimit me demokratët që zhvilloi sot në Fier.
Salianji tha se lidershipi i PD-së përjashton demokratët dhe ata që dalin të parët në garat e brendshme të partisë.
Ai shtoi se sot PD është në stanjacion, e papërtërirë dhe e ngrirë, ashtu siç sipas tij i leverdis kryeministrit Edi Rama.
“Mungesa e garës së brendshme, përjashtimet imagjinare, miqtë e armiqtë imagjinarë nuk duhet ti përkasin më partisë sonë. Shkëputjet e copëzave nuk duhet t’i ndodhin më PD-së. PD nuk është pronë e askusjt, as e imja e kryetarit dhe as e sekretarëve.
Sipas retorikës së lidershipit të PD-së, jemi të gjithë bashkë, por kur afrojnë zgjedhjet, lidershipi bunkerizohet, gjithçka bëhet punë e 2-3 vetave. Mbyllen aty dhe i vendosin listat jo vetëm duke i përjashtuar demokratët, por edhe duke i përjashtuar edhe ata që dalin të parët nëpër gara.
Edi Ramës i intereson statuqouja. I intereson që PD të rrijë kështu siç është sot. PD po qëndron në stanjacion, fiks siç e do Edi Rama. E mbyllur në fatalitetin e shpallur nga lidershipi se zgjedhjet nuk fitohen. E papërtërirë dhe e ngrirë”, tha mes të tjerash Salianji.
Komente











Bravo ervin, tregove shembull dhe dinjitet. E kunderta e atij kellicit qe lepihet per poste partie
Përgjigju