Salianji u dënua me 1 vit burg, Meta: Vendim politik, hakmarrje për denoncimet e bëra kundër trafikut të drogës

Kreu i PL Ilir Meta, e ka cilësuar si vendim politik vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila ditën e sotme ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë që dënon me 1 vit burg deputetin e PD-së Ervin Salianji.

Në një konferencë për media, Meta u shpreh se kjo është përpjekje për ti ndaluar atij kandidimin në zgjedhje.

“Nuk ka nevojë që ti akuzojë ai, pasi gjykatat e kanë të shkruar në ballë që marrin vendime politike dhe kjo është hakmarrje e qartë ndaj Salianjit për denoncimet e bëra kundër trafikut të drogës ku të përfshirë janë eksponentë të qeverisë. Kjo është edhe një përpjekje për ti ndaluar atij kandidimin në zgjedhjet e ardhme dhe nuk pritej ndonjë surprizë nga një sistem drejtësie kriminal. Drejtësia është bërë partiake. Ka shumë pak akte të pavarura", tha ai. 

Ambasadori britanik në Tiranë Nick Abbott deklaroi ditën e sotme se duhet që të fuqizohen institucionet e pavarura. I pyetur nga gazetarët lidhur me këtë deklaratë, Meta u shpreh se në këtë vend nuk ka institucione të pavarura.

“Duhet të krijohen, sepse s’ka asnjë institucion të pavarur”, tha ai.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tedi: 26/09/2024 16:54

    Like po mbrin mashtruesin ordiner Salianjin dhe thua qe demo content mbjelljen kababisit ne nje kohe qe ishte ne fushat me donate ose me grure . Ai pinguin e bazoi hyrjen ne politike me mashtrime

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën