'Saliu dhe Peç Vasili dy mjekë që helmojnë për llogari të virusit'- Rama: Kur dëgjon këta, Dash Shehin është për ta puthur në buzë

 

I ashpër është treguar edhe një herë me opozitën kryeministri Edi Rama, ndërsa tha se ata që duan të vijën në pushtet, po bëjnë në fakt infektim masiv, me mënyrën se si po bëjnë fushatën elektorale.

I pranishëm në Kavajë, Rama u ndal edhe tek deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe të nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasilit, të cilët kanë kërkuar ndërprerjen e vaksinimit të personave mbi 60-vjeç me vaksinën kineze.

 Sipas Ramës, Berisha dhe Vasili janë dy mjekë që "po helmojnë për llogari të virusit", ndërsa shtoi se "kur dëgjon këta, është për ta kërkuar Dash Shehin për ta puthur në buzë".

"Lemerisur vendet më të zhvilluara, ne jemi detyruar të respektojmë këtë moment shumë të rëndësishëm të demokracisë dhe do e bëjmë deri në fund, duke komunikuar, por para PS e politikës, e votave e karrigeve, është shëndeti i të gjithëve. Nuk mund të trajtojmë njerëzit më besnikë, se ata që i fishkëllejnë e i thonë hajde se erdhi dhëndri, ata janë më besnikët, ata s'pyesin fare, po nuk i mbrojti udhëheqësi. është e pa imagjinueshme që tani që ne kemi hyrë në fazën e vaksinimit masiv,jemi vendi i dytë në të gjithë Ballkanin, ata që duan të vijnë në pushtet, bëjnë infektim masiv. Si mund të tolerohet kjo. Disa mund të thonë ça flet kot, shko kapi, po ça të kapim? Nuk mund të shkojë policia t'i shpërndajë se ata e kanë treguar se me ta ka gjithmonë më keq. Duke u lutur që Zoti 'i mbrojë ata që udhëheqësi i çon për skrap, le të durojmë seri më 25 prill dhe të shpresojmë që Shqiptarët t'i japin një mësim të madh këtyre që kanë 8 vite që vetëm helmojnë, bllokojnë e shkatërrojnë e nuk kanë dhënë një kontribut të vetëm, mirë në kohë normale, por as kontributin e heshtjes në kohë tragjedish. Bie tërmet, këta bëhen me tërmetin, bie flama në të gjithë botën, këta bëhen me virusin. Unë nuk e dija që ishte dhe Peço këtu, se mirë Sali, se Sali ka ngel në vend të dy gishtave atje, si fantazëm, votojnë fatnazmën. Po Peço Vasilin çe donin? Këta janë dy doktorë që, që kur ka ardhur virusi, janë njësoj si virusi, helmojnë çdo ditë për llogari të virusit. Dhe kur më në fund gjyshërit dhe gjyshet po gëzojnë, të privuar nga dielli e nga ajri sepse dalin me kujdes, dhe tamam kur i vjen shpëtimi, këta sharlatanë dalin e thonë vaksina kineze i vdes ata që janë mbi 60 vjeç, e ku di unë ça fantazish e mendjesh të sëmura. Të keqen e Dash Shehit, kur dëgjon këta është për të kërku Dash Shehin për ta puth në buzë, këta janë që në kushte normal janë për të qeshur, por në këto kushte janë për të vajtuar, për të na prishur punë, për të na bllokuar, për të na goditur e rrëzuar, janë të lumtur të shikojnë shqiptarë që vdesin fizikisht nga COVID", tha Rama.


Lajmi kryesor:

'Kur dëgjon këta, Dash Shehin është ta puthësh në buzë'/ Rama: Luli ka rënë në duar të këqija që kur u nda nga unë, i thotë Monika 'skapeee'! Iki po gjetët më i mirë se unë (VIDEO)


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja