Salsano Rrapi në 'Rreze Dielli'! 'Sekretet' e marrëdhënies me të larguarit nga 'Portokalli'

Salsano Rrapi nuk i pëlqen intervistat televizive. Daljen e tij në publik e ka fokusuar vetëm në atë që di të bëjë më mirë, moderimi dhe humori. Drejtuesi i programit të humorit "Portokalli" në Top Channel, i ftuar këtë mëngjes në Rreze Dielli në Report Tv me Alban Musën dhe Suada Dacën, tha përse nuk i pëlqen të japë intervista.

"Në gjithë televizionet shqiptare, përveç Top Channel ku punoj, është hera e dytë që vi në Report Tv dhe në asnjë vend tjetër, sepse nuk më pëlqen t'i them njerëzve gjërat e mira personale. Natyrshmëria e një mëngjesi si me ju të dy në një televizion është e rrallë. Madje kam pasur me gazetaret e kulturës, atë bëjnë në fillim se e mendojnë si fushën më të thjeshtë, kemi bërë një debat të madh në facebook dhe ja kam ruajtur tabulatet, më tha ti e ke për detyrë t'më japësh intervistë se je personazh publik. Publiku do të dijë se ç'bën tjetri kështu është rraca njerëzore, por le të vdesë me kureshtjen", tha Salsano.

Një aktor me humor që zemrat e shqiptarëve i rrëmbeu me personazhin Gagaçi, që i ka rezistuar kohës.

Por si është të jesh njëkohësisht  aktor dhe moderator?

"Moderimi është shumë ndryshe nga aktrimi. Të gjithë aktorët nuk e bëjnë dot moderimin. Kjo e shton dozën e vështirësisë në programin që bëj pjesë. Kjo është edhe një sfidë për mua, por pjesa që pëlqej të bëj më shumë është aktrimi", na tregon Salsano.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:45
Largimi i bujshëm i aktores së Portokallisë, Salsano Rrapi: Iku fshehurazi!

Delinda Zhupa ishte një nga ikjet më të fundit nga "Portokallia" për një projekt të ri në Tv Klan. Një aktore që ka luajtur personazhe që shumë shpejt janë përqafuar nga publiku shqiptar, si drejtoresha e Doganave, apo 'Çifti i lumtur'. Por si ishte ikja e saj nga Portokallia?

I ftuar në Rreze Dielli, moderatori i programit të humorit, njëherazi edhe aktor, tregon se ikja e Delindës ishte "fshehurazi"

"Ishte pak çudi sepse ajo iku si me thënë fshehurazi. Mbasi bëmë turneun e "Portokallisë", vetëm kur i kishte thënë regjisorit që do largohem", u shpreh Salsano, përballë moderatorëve Alban Musa dhe Suada Daci.

Ora 10:35
Salsano Rrapi zbulon në 'Rreze Dielli' emrin e të vetmit të larguar nga 'Portokalli' me të cilin NUK flet

Si i ka marrëdhëniet me të larguarit nga Portokallia?

Salsano Rrapi tregon në "Rreze Dielli" se i vetmi që nuk flet prej aktorëve që janë larguar nga 'Portokallia' dhe që kanë nisur projektet e tyre të tjera, është Julian Deda.

"Me të gjithë të larguarit nga "Portokallia" shkoj shumë mirë pavarësisht se na ka ndarë koha, puna. Me të vetmin person që nuk komunikoj është Jul Deda. Nuk kam pasur ndonjë konflikt por thjesht nuk flas, ose atij i duket meqë ka ikur e nuk do ti flas asnjërit. Ky program është si në futboll, nëse të paguan dikush më shumë ikën", shprehet Salsano Rrapi.

Ora 10:28
Si ishte të merrje 'timonin' e Portokallisë pas ikjes së figurës qendrore?! Salsano flet për Agron Llakajn

Salsano Rrapi ka lindur dhe është rritur në Cërrik deri në vitin '97. Është larguar më tej në Elbasan ku ishte fisi nga ana e nënës, ku ka jetuar deri në vitin 2002. Pas kësaj periudhe kalimi në Tiranë ishte edhe nisja e karrierës në aktrim, me personazhin mjaft të dashur "Gagaçin" që për herë të parë na e prezantoi në "Ethet e së Premtes Mbrëma". I ftuar në "Rreze Dielli" në report Tv, me Alban Musën dhe Suada Dacin, Salsano rrëfeu edhe prezantimin e tij të parë, që i përket vitit '91-'92, Festivali i Këngës Rinore në Elbasan. "Kur Shqipëria ikte nga Shqipëria unë prezantoja me një vajzë që nuk ja kujtoj dot emrin dhe mbiemrin, shumë simpatike ka qenë. Kemi pasur të ftuar Sidorela Kolën, festivali i këngës rinore në Elbasan dhe unë e kam prezantuar", tha Salsano.

Por tashmë ai moderon dhe aktron në programin më të ndjekur të humorit, "Portokalli". Por si ishte të merrje 'timonin' e një programi që shqiptarët ishin mësuar me figurën e të madhit të humorit, Agron Llakaj?

"Goni ishte figura qendrore e Portokallisë dhe ikja e gonit ishte dhe një shok për aktorët. Kur ikën moderatori dhe aktori njerëzit fillojnë krahasimin, por gjëja e zgjuar që bëri regjisori Altini në sezonin e parë më la moderator aktor, edhe nëse do dështoja, ai e ruajti dështimin tim, që mos të dilte nga moderimi që kishte bërë Goni", tregon ai.

Largimi nga Shqipëria? "E kam menduar që mund të iki nga Shqipëria një ditë, kur të mos bëj më këtë punë, por jo tani"

Ora 10:25
Xhemi apo Eneda?! Me kë është ndjerë më komod Salsano Rrapi

Salsano Rrapi prezanton "Portokallinë" krah Xhemi Shehut, që veç moderatores është përfshirë në role aktrimi krah Salsanos, në rubrikën "Atentantet". Më herët krah tij ka qenë Eneda Tarifa, këngëtare. Si është për Salsanon të jetë krah dy bukurosheve, dhe detajet e vogla që bëjnë ndryshimin mes tyre.

"Krahasimisht të dyja janë të mira, por me Xhemin vazhdoj të jem, kimia ka qenë njësoj edhe me Enedën. Duke qenë natyra të ndryshme femërore kimia ime është e ndryshme me to. Eneda ka qenë më strikte, se erdhi nga një profesion që këndonte. Ndërsa Xhemi ka edhe eksperiencë më parë si prezantuese. Xhemi është vajzë që batutën e ka në majë të gjuhës, kurrë nuk ngel. Është bërë shumë e mirë si aktore. Atë që nuk bëjnë dot aktorët moderimin, të dalësh të bësh veten është shumë e vështirë, dhe Xhemi e bën mirë këtë. Xhemi më rri ngjit", rrëfeu Salsano në emisionin "Rreze Dielli" në Report Tv.

Por të jesh në "Portokalli", një program me mjaft ritëm dhe pafund role, nuk është e lehtë. Salsano tregon edhe një episod kur është ndjerë në "siklet".

"Unë mendoj që Portokallia pas skenës është një magji krejt tjetër. Kisha një rol femre tek atentatet dhe u vesha për moderator ndërkohë që kisha një rol tjetër, u zhvesha prapë dhe dola me geta, dhe Xhemi edhe sot e kësaj dite qeshë, se vesha pantallona dhe kisha getat poshtë që dukeshin", tha Salsano.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Lorenc Vangjeli: Edhe Rama do ta votonte Gazmend Bardhin për kryetar të PD

Lorenc Vangjeli: Edhe Rama do ta votonte Gazmend Bardhin për kryetar të PD