Sami Frashëri:Abdyli, vëllai im trim,
i zgjuar, i guximshëm e shpirtgjerë

Sami Frashëri:Abdyli, vëllai im trim,<br />i zgjuar, i guximshëm e shpirtgjerë
Ky portret i Abdyl Frashërit shkruar nga vëllai i tij Samiu, edhe pse në pak rreshta zbulon gjithë madhështinë e këtij burri patriot që punoi për Shqipërinë derisa dha frymën e fundit…

Ai është një prej portreteve të një varg personalitetesh shqiptare përmbledhur në veprën e tij të famshme enciklopedike KÂMÛS AL-A'LÂM.

Kjo vepër e cila i kushtoi Sami Frashërit 11 vite jetë është edhe vepra e cila e bëri atë “shkencëtar në suaza ndërkombëtare; vepra e cila e kishte shty të shëtisë bibliotekat e shumta të kohës dhe të gjurmojë edhe librat, të cilët i kishte mbuluar pluhuri; vepra e cila e kishte lodhur më së shumti…”, siç e cilëson studiuesi Mehdi Polisi, i cili e përzgjodhi, përktheu dhe botoi në vitin 1992 nën siglën e botimeve Rilindja në Prishtinë veprën me titull “Personalitete shqiptare në KÂMÛS AL-A'LÂM TË SAMI FRASHËRIT”.

Pikërisht nga ky botim ne e kemi shkëputur këtë portret kushtuar vëllait të tij Abdyl Frashëri. Ndër të tjera Sami Frashëri e portretizon kështu vëllain e tij” Ishte jashtëzakonisht i zgjuar dhe i guximshëm, ishte i durueshëm dhe i mësuar në mundimet dhe torturat trupore; ishte trim i madh; ishte i prirur dhe i gatshëm të bëjë të mira të llojllojshme; ishte bamirës dhe shpirtgjerë; ishte bujar dhe fisnik; ishte një njeri që më shumë e donte rehatinë për të tjerët sesa për vete. Madje edhe vdekja e tij ishte madhështore ashtu sikurse edhe jeta, sepse dha shpirt duke folur dhe duke thënë fjalë burrërore dhe këshilla të arsyeshme, me vend…”. E sjellim më poshtë për lexuesit e Shqiptarja.com këtë portret të Abdyl Frashërit  shkruar prej vëllait të tij Sami Frashëri.
 
Nga Sami Frashëri
ABDYL BEU (FRASHËRI)
(Abdullah Hysni beu i biri i Halid beut)
Është vëllai i madh i autorit të ngratë i njohur dhe i quajtur frashërli. Lindi në kohën e ardhjes së lartmadhërisë së tij Sulltan Abdylmexhidit në fron, d.m.th. në vitin 1255/1839 në katundin Frashër (i cili është qendër e nahisë së Dangëllisë në kazanë e Përmetit, që i takon sanxhakut të Gjirokastrës së vilajetit të Janinës).

Që kur i kishte 14 vjet u gjend në kufirin e Greqisë me ushtrinë ndihmëse së bashku me babain e vet. Aty kohën e qetësisë dhe të lirë e kalonte duke mësuar. Kur i kishte 18 vjet, i vdiq i ati dhe kështu ai mbeti mbikëqyrës i familjes shumanëtarëshe. Për shkak të mbajtjes së familjes, ishte i shtrënguar të punojë në Drejtorinë për mbledhjen e tatimit (xhelepit), në Sekretariatin për mbrojtjen sociale dhe në detyra të tjera. Pas dy vitesh, kur i vdiq edhe e ëmaTPF13FPT, për ta mundësuar shkollimin e pesë vëllezërve të tij më të vegjël, lëshoi vendlindjen dhe u transferua në Janinë.

Këtu, përveç që merrej me punët e tij zyrtare, si dhe me kujdesin dhe furnizimin e familjes, në kohën e mbrëmjes, së bashku me vëllezërit e tij në formë bisede e konsultative, mësonte dhe ushtronte gjuhët: arabe, persiane, frënge dhe greke si dhe veprat letrare. Pasi vëllezërit e tij e mbaruan shkollimin, ai në moshën 35 vjeçare u martua. Meqë u ballafaqua në disa tentime dhe kërcënime nga ana e Greqisë lidhur me çështjen e ndërrimit të kufirit grek (në dëm të Shqipërisë - M.P.), së bashku me disa personalitete tjera të Janinës, duke marrë leje, u kthye në vendlindje. Që nga ajo kohë nuk mbeti pa shpenzuar pasurinë dhe fuqinë kundër aneksimit të anëve të Janinës dhe të Prevezës Greqisë.

Në këtë çështje tregoi një kujdes dhe një vullnet të jashtëzakonshëm. Për këtë qëllim ai shpenzoi edhe pasurinë prej disa mija lirash që sa e sa vite i kishte mbledhur me mundim dhe me punë. Argumentonte se anët e Janinës dhe të Prevezës kurrë nuk i kanë takuar dhe nuk kanë qenë të lidhura me Greqinë. Duke shëtitur nëpër kabinetet e shteteve të mëdha, së bashku me Mehmet Ali bej Vrionin (pastaj pasha), arriti që në këtë çështje të tregojë të vërtetën. Në saje të përpjekjeve dhe zgjuarsisë së tij, duke kundërshtuar vendimin e Kongresit të Berlinit për çështjen e ndërrimit të kufirit të Greqisë, anët e Janinës dhe të Prevezës mbetën në kuadër të shtetit Osman.

Po ashtu, meqë kundërshtonte edhe qëndrimet dhe pretendimet e Serbisë dhe të Malit të Zi ndaj Shqipërisë, inkuadrohet në “Komitetin e Lidhjes” që ishte formuar në Prizren. Atëherë ra në një gjendje të vështirë, sepse duke u komentuar mbrapsht qëllimet e tij të vërteta dhe patriotike nga ana e disa qëllimkëqinjëve (Nga ana e atyre që nuk ia duan të mirën as vetes), tre vjet qëndroi i burgosur në kalanë e Prizrenit dhe në kohën prej afër dy vjetësh, së bashku me familjen e tij qëndroi në Ballëkesir dhe në Bandërma. Më 1303/1885, duke kërkuar falje te sulltani, vjen në Stamboll.

Pas një kohe u caktua anëtar në Këshillin e sigurimit të qytetit (Stambollit - M.P.). Por, nga mundimet dhe torturat e vazhdueshme në burgun e Prizrenit dhe nga sëmundjet e tjera e pastaj edhe nga brengat e mërzitë, e kaploi sëmundja e parakohshme e pleqërisë. Pasi katër vjet e kaloi kohën si rob i shtratit, më 1310/1892 vdiq dhe i ndjeri tash është në varrezat e Merdiven-köz-it.

Ishte jashtëzakonisht i zgjuar dhe i guximshëm, ishte i durueshëm dhe i mësuar në mundimet dhe torturat trupore; ishte trim i madh; ishte i prirur dhe i gatshëm të bëjë të mira të llojllojshme; ishte bamirës dhe shpirtgjerë; ishte bujar dhe fisnik; ishte një njeri që më shumë e donte rehatinë për të tjerët sesa për vete.

Madje edhe vdekja e tij ishte madhështore ashtu sikurse edhe jeta, sepse dha shpirt duke folur dhe duke thënë fjalë burrërore dhe këshilla të arsyeshme, me vend. Ky përshkrim imi nuk është shkak, motiv i ndjenjave vëllazërore, por shpresoj se ata që e njohin më për së afërmi do të pohojnë se janë të vërteta. La trashëgimtarë të mirë një djalëTPF16FPT dhe një vajzë të vogël, të cilët i la nën kujdesin tim (të Samiut - M.P.)

vellezerit frasheri

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Dita e Pavarësisë/ Berisha i lirë, por rri në shtëpi! Në Vlorë shkojnë deputetët

Dita e Pavarësisë/ Berisha i lirë, por rri në shtëpi! Në Vlorë shkojnë deputetët