Samiti BE-Ukrainë do të mbahet në Kiev gjatë kësaj jave
Flamuri i BE-së dhe i Ukrainës
Kryeministri i Ukrainës tha se samiti Ukrainë-Bashkimi Evropian do të mbahet të premten, teksa ky shtet po vazhdon të përballet me pushtimin e Rusisë.
“Samiti Ukrainë-BE do të mbahet në Kiev më 3 shkurt.Fakti që ky samit do të mbahet në Kiev është një sinjal i fuqishëm edhe për partnerët, edhe për armiqtë”, tha kryeministri ukrainas, Denys Shmygal, gjatë takimit të Qeverisë të martën. Ai tha se kjo ngjarje është “jashtëzakonisht e rëndësishme” për synimin e Kievit që të anëtarësohet në bllokun evropian.
Bashkimi Evropian ende nuk ka dhënë detaje se kush do të marrë pjesë në këtë samit. Presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëroi nisjen e pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt 2022, dhe forcat e tij vazhdimisht kanë sulmuar infrastrukturën civile, përfshirë edhe në kryeqytetin ukrainas, Kiev. Shmygal tha se fakti që ky samit i profilit të lartë do të mbahet në kohën kur po vazhdon lufta, është dëshmi për Rusinë se përpjekjet e saj për të ndjellë mosmarrëveshje midis aleatëve perëndimorë të Kievit dhe për të parandaluar anëtarësimin e Ukrainës në BE kanë qenë të kota.
Kryeministri ukrainas tha se edhe një ngjarje kyçe do të zhvillohet të enjten, kur konsultimet midis Qeverisë së Ukrainës dhe Komisionit Evropian do të mbahet “për herë të parë në historinë tonë”. Ukraina ka marrë statusin e vendit kandidat për në BE qershorin e vitit të kaluar. Shtetet e BE-së e kanë mbështetur me vendosmëri Ukrainë që kur Moska nisi pushtimin në shkurt, duke goditur Rusinë me një valë ndëshkimesh ekonomike dhe duke i dërguar armë Kievit./ REL
Lajmi kryesor:
Lufta/ SHBA: Rusia po shkel traktatin për armët bërthamore! Moska: Xi Jinping vizitë në pranverë! Kina nuk e konfirmon
F.D/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
18.9%
-
Jo
74.1%
-
Nuk e di
6.9%
Vota total: 851
Lajme të tjera
-
Këshilli NATO-Ukrainë takohet lidhur me sistemet ajrore për Kievin
19 Prill, 08:29
-
BE dëshiron të rifillojë negociatat me Turqinë
19 Prill, 08:22
-
G7 rikonfirmon mbështetjen financiare dhe ushtarake për Ukrainën
19 Prill, 07:46
-
Lufta në Ukrainë/ Zelensky i kërkon Europës ndihmë ushtarake, Michel premton zgjidhje
18 Prill, 08:42
-
Sulmi ndaj Izraelit/ BE: Sanksione të reja ndaj Iranit! Michel: Është kërcënim për të gjithë rajonin, duhet ta izolojmë
18 Prill, 07:46
-
FOTO/ Mbi 50 mijë ushtarë rusë të vdekur, ja si BBC dhe media e pavarur ruse llogarisin humbjen e Rusisë në luftën në Ukrainë
17 Prill, 20:03
-
Sulmi rus në veri të Chernihiv, Zelensky: Kjo nuk do të kishte ndodhur nëse Ukraina do të kishte pasur mbrojtje të mjaftueshme ajrore
17 Prill, 14:14
-
Lufta në Ukrainë/ Presidenti kinez i paraqet Scholz-it “katër parimet” për paqen! Zelenskyy thirrje aleatëve: Dëshmoni për Ukrainën unitetin që treguat për Izraelin
16 Prill, 12:37
-
Ambasadori i BE-së takon Holta Zaçajn: Gjykata Kushtetuese, institucion kyç për demokracinë në Shqipëri
15 Prill, 19:30
-
'Dy ditë të rëndësishme', Basha në Strasburg: Votohet anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe konfiskimi i aseteve ruse për rindërtimin e Ukrainës
15 Prill, 10:52
-
Qeveria gjermane përgatit planin për rindërtimin e Ukrainës
15 Prill, 09:20
-
Lufta në Ukrainë/ Kongresi amerikan arrin konsensusin për ndihmën ndaj Kievit
15 Prill, 08:48