Samiti në Greqi/ Rama: ‘Open Balkan’ nuk konkurron Procesin e Berlinit, është niveli konkret i zbatimit të saj

Samiti në Greqi/ Rama: ‘Open Balkan’ nuk konkurron Procesin e Berlinit, është niveli konkret i zbatimit të saj

Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar lajm të mirë deklaratën e kancelarit gjerman Olaf Scholz se do të rinisë sërish procesin e Berlinit. Nga Selaniku, Rama tha se Procesi i Berlinit dhe nisma e Ballkanit të Hapur nuk janë konkurruese dhe kundërshtuese të njëra–tjetrës, por janë nisma plotësuese, ku Procesi i Berlinin është në nivel parimor, ndërsa Ballkani i Hapur në nivel zbatues.

Rama ndodhet në Selanik për të marrë pjesë në samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore, ku marrin pjesë 12 vende për të biseduar rreth thellimit të bashkëpunimit me vendet e rajonit dhe partnerët ndërkombëtarë për të garantuar paqe, siguri, stabilitet, zhvillim ekonomik, politik e shoqëror në rajon.

Intervista e plotë për RTSH

- Zoti Kryeministër, ku u përqendruan diskutimet në panelin e liderëve në këtë Samit këtu në Selanik?

Kryeministri Edi Rama: Ky ishte një samit i një nisme e cila ka një stafetë nga shteti në shtet prej shumë vitesh. Greqia drejton nismën dhe në fund është dhe një takim i liderëve, i cili përgjithësisht fokusohet tek aktualiteti. Sot kemi pasur natyrisht në fokus situatën aspak të lehtë, përkundrazi tejet të jashtëzakonshme, për shkak të luftës në Ukrainë, të pasojave në ekonomi, të perspektivës afatshkurtër dhe afatmesme përsa i përket të dyja këtyre aspekteve e natyrisht marrëdhënieve të Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor, me Ukrainën, Moldavinë, Gjeorgjinë ku ka pasur edhe një diskutim natyrisht mbi Këshillin e ardhshëm Europian dhe situatën e bllokuar ende e sot e gjithë ditën nga Bullgaria, por kemi folur dhe për Ballkanin e Hapur.

- Zoti kryeministër, ka patur një deklaratë së fundmi të Kancelarit gjerman Scholz i cili po viziton e po zhvillon turin në Ballkan, i cili ka lajmëruar një samit të radhës të vendeve të Ballkanit Perëndimor, nisma e Berlinit që njihet, çfarë të reja priten nga kjo dhe deri kur të ndodhi ky samit do ketë zhvillime të reja për Shqipërinë dhe Maqedoninë të cilat presin datën 23 qershor?

Kryeministri Edi Rama: Natyrisht që rimarrja e Procesit të Berlinit pas ndryshimit në kancelari dhe riangazhimi i Kancelarisë dhe personalisht i kancelarit gjerman për Procesin e Berlinit është një lajm i mirë. Procesi i Berlinit është një le të themi, vijë sjelljeje e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe është një hapësirë ku janë vendosur si të thuash ato piketa të cilat janë objektiva konkretë dhe nxitje për punë konkrete në Ballkanin e Hapur. Pra, Procesi i Berlinit dhe Ballkani i Hapur jo vetëm që nuk janë dy nisma kundërshtuese, nuk janë as dy nisma konkurruese, po janë dy nisma komplementare ku njëra është në një nivel parimor, tjetra është në nivel konkret. Ballkani i Hapur është një njësi e zbatimit të Procesit të Berlinit.

- Ka patur deklarata shumë të fuqishme edhe të kryeministrit Mitsotakisi cili është vend organizues i Samitit të sotëm në lidhje me integrimin e shpejtë të Ballkanit Perëndimor, e veçanërisht të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut. Si e vlerësoni qëndrimin e tij dhe a pritet që kjo të ndikojë?

Kryeministri Edi Rama: Greqia ka qenë përgjithësisht, pavarësisht ndonjë fazë, marrëdhëniet bilaterale nuk kanë qenë në nivelin më të lartë, por edhe atëherë kur ka rënë fjala për integrimin dhe për ecurinë e procesit të integrimit, Greqia ka mbajtur gjithmonë një pozicion kryesor në tryezën e Këshillit Europian dhe nuk e kam dëgjuar deklaratën e kryeministrit grek të cilës i referoheni, por sigurisht ai ka folur dhe në takim për këtë, por nuk jam aspak i çuditur, përkundrazi është gjëja e natyrshme që Greqia ka bërë vijimësisht.

- Duke qenë se Bullgaria është një nga vendet themeluese të kësaj nisme të bashkëpunimit me Europën Juglindore, a pati sinjale relaksuese gjatë takimit të sotëm?

Kryeministri Edi Rama: Çështja e Maqedonisë së Veriut është një çështje e politikës së brendshme bullgare, që do të thotë është nga ato çështje që janë gjithmonë më të komplikuara sesa duken dhe për më tepër janë të lidhura me interesa të politikës së brendshme, shumë më tepër sesa me thelbin e vetë çështjeve.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 11/06/2022 11:55

    Ta pafsha sandëkun e nusëris sa më shpejt…

    Përgjigju
  • Trimat e selfo qorrit: 11/06/2022 01:24

    TA DHA SINJALIN SOT SHOLCZI NGA PRISHTINA,,,O EDI RAMA,,,GJERMANIA MBESHTET NISMEN E BERLINIT,,,,NUK E FUTI GJERMANIA KOT NE BURG MIKUN TEND THACI,,,,SEPSE AI DONTE SHKEMBIM TERITORESH,,,,E HENGRI QAFEN E PATES AI,,,POR KUJDES DHE TI SE JE NE RRETH,,E MUND TA HASH QAFEN E PATES PER OPEN BALLKAN SI SHOKU JOT THACI,,,ME GJERMANIN NUK BEHET SHAKA O VELLA....

    Përgjigju
  • Valter: 10/06/2022 22:02

    I njejti Rama ne trio Vucic- Thaqi-Rama tentuan ndarjen e Kosoves,sikur te ishte bahqe e babait,por aaksham pazarin e nderpriti gjykata e Hages me mysafirin Thaqi..tash perseri Rama bane shantazh Kosoves per interes te ruso- serbe-Rama me Ballkan Leshi..por Kosova do duhej te mbrohet dhe te shpall Persona none- grata Ramen dhe te nderpren qdo kontakt me kete serbo- rus..

    Përgjigju
    • Arbërori: 11/06/2022 15:06

      Shumë shpejt do i ndodhë edhe kjo, a e keni vrejt se as në oborrin e vet nuk guxon me dalë pa veshur antiplumb…mjerim për këtë Shqipëri…!!!

  • Toma: 10/06/2022 21:36

    Zoti Rama,për mendimin tim, më çudit më "përpjekjen " e Ti që mundohet të justifikoi Serbin?! Ç farë i duhet kjo!??!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?