SANAA, 21 maj /ATSH-DPA/ - Rebelët jemenas huthi sulmuan një pikë ushtarake kufitare saudite dhe shkaktuan dëme të paspecifikuara, thanë sot zyrtarë huthi, në ndërkohë që konflikti po përshkallëzohet pas rifillimit të sulmeve ajrore të koalicionit, nën drejtimin saudit, në vendin e varfër.
Një anëtar i lartë i huthëve, Ali al-Quhum i deklaroi DPA-së se rebelët dhe luftëtarët tribalë sulmuan pikën ushtarake kufitare saudite në Najran, si hakmarrje për sulmet saudite.
"Komitetet popullore do të vazhdojnë të sulmojnë pozicionet saudite derisa agresioni saudit të vazhdojë në Jemen", theksoi al-Quhum.
Televizioni "al-Masirah" njoftoi për 18 sauditë të vrarë, edhe pse nga koalicioni nuk ka konfirmim për ngjarjen./ a.jor.










