Sara Kapo rrëfen largimin
nga TCH: Më hoqën me lezet

Sara Kapo rrëfen largimin<br />nga TCH: Më hoqën me lezet
Sara Kapo, opinionistja e ‘’Top Show’’, në Top Channel ka treguar sesi drejtuesit e këtij emisioni e larguan nga posti që mbante prej disa ditësh, që prej nisjes së sezonit të emisionit.

Ajo ishte së bashku me Valer Kolnikajn, por të dy u larguan shumë shpejt nga ky emision.

Valeri duket se e ka kaluar me sportivitet largimin nga Top Channel, ndërsa Sarës i ka mbetur peng mënyra e largimit.

Sara ka folur për emision ‘’Oktapod’’, ku është shprehur se e kishin hequr ‘’me lezet’’.

“Ndoshta unë nuk jam për televizion dhe nuk më pëlqen shumë. Më bëhet qejfi për dy opinionistët e rinj. Fillimisht nga stafi m’u kërkua të jepja opinione lidhur me të ftuarit, por më pas më kërkuan t’i ngacmoja, gjë që se bëj dot. Largimi ishte i natyrshëm”, rrëfeu ajo.

Sara dhe Valeri janë zëvendësuar, nga Albana Osmani dhe Ervin Kurti në ‘’Top Show’’. 

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital