SARANDË– Katër kallëpe me tritol janë gjetur nga policia mbrëmjen e djeshme pranë stadiumit të Sarandës. Kallëpet me peshë 100 gram secila ishin të futura brenda në një qese dhe ishin të lidhura me fitil zjarrpërcjellës.
Kanë qenë kalimtarë të rastit, ata të cilët kanë pikasur sasinë e lëndës plasëse dhe kanë njoftuar forcat e policisë.
Këta të fundit kanë nisur hetimet për identifikimin e personave që posedonin lëndën plasëse, teksa deri më tani janë shoqëruar 10 persona.
Ende nuk dihet se cili ishte qëllimi i vendosjes së sasisë së tritolit pranë stadiumit.
Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com