Një 85-vjeçari i rezultuar pozitiv me COVID-19, në Sarandë ka humbur jetën ditën e djeshme. Ai kishte pësuar hemorragji cerebrale dhe ishte operuar në QSUT, por dhe pas operimit ai ka qenë në gjendje të rëndë dhe është dërguar në Spitalin e Sarandës. Duke pasur parasysh kthimin e QSUT-së në vatër Infeksioni, në Spitalin Sarandë i është bërë tamponi ku dhe ka rezultuar pozitiv.
Duke parë gjendjen e tij të rëndë shëndetësore për shkak të hemorragjisë cerebrale familjarët kanë kërkuar që 85-vjeçari të kurohet i izoluar nga covid-i në shtëpi në mënyrë që ditët e fundit t'i kalonte në shtratin e tij.
Ai ndërroi jetë ditën e djeshme në banesën e tij në Kalas të Delvinës.
Lajmi kryesor:
4 viktima në 24 orë, ndërron jetë mjeku i parë i prekur me COVID-19/ 69 raste të reja, 3 të intubuar! Mbyllet kopshti në Lezhë, në Vlorë vatër fasoneria











