Mister në Sarandë/ 52-vjeçari u gjet i pajetë pas shpërthimit në det, dyshime për atentat! Biznesmeni që po bënte zhytje, identifikohet pas 24 orësh

SARANDË- Një ngjarje e rëndë kriminale dyshohet se fshihet pas një shpërthimi në detin e Sarandës, ku ka gjetur vdekjen një 52-vjeçar i cili po bënte zhytje. Ngjarja është e mbushur plot mister, ndërsa policia po heton edhe për një atentat të mundshëm. Report Tv ka arritur që të mësojë emrin e viktimës, Armandi Nelaj, banues në Sarandë.

Biznesmeni Nelaj, babai i dy fëmijëve, prej 13 vitesh zotëron një kompani, Grand Construction, të mjeteve të rënda të ndërtimit. Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se një nga pistat e hetimit që po heton policia është se mund të kemi të bëjmë me akt kriminal të mirë planifikuar.

Nelaj ka qenë duke u zhytur në det kur ka gjetur vdekjen si pasojë e një shpërthimi. Fillimisht grupi hetimor dyshoi se kishte shpërthyer bombola e oksigjenit dhe viktima ishte një zhytës i huaj, por tashmë dyshimet janë se ka qenë një shpërthim me tritol për ta eliminuar. Biznesmeni Nelaj është përmendur më herët edhe për një aferë për tjetërsimin e një prone publike, lulishte në qendër të qytetit të Sarandës.

Report Tv solli po ashtu pamjet e sotme të palombarëve të cilët kanë qenë duke kërkuar në det. Disa media online shkruajnë se në thellësinë e detit pranë vendit të ngjarjes janë gjetur copa metalike që dyshohet se i përkasin mjetit lundrues në të cilin dyshohet se ndodhej viktima, megjithatë nuk është arritur të saktësohet se për çfarë mjeti bëhet fjalë. Shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe është dëgjuar edhe nga kalimtarë të rastit, ndërsa ngjarja ka ndodhur pikërisht në orën 22:00 kur gjithë vëmendja ka qenë në ndeshjen Shqipëri – Spanjë.

Viktima u gjet nga dy shtetas të huaj, të cilët udhëtonin me një gomone drejt skafit të tyre. Këta dy persona e kanë nxjerrë menjëherë nga uji dhe e kanë transportuar drejt Portit të Sarandës, ku më pas është marrë nga ambulanca për ta dërguar në spital. Pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, biznesmeni nuk ka arritur të mbijetojë.

Identifikimi i tij është arritur të bëhet vetëm pas alarmit të familjarëve në polici të cilët kishin humbur kontaktet me të. Pas denoncimit, familjarët kanë identifikuar 52-vjeçarin përmes një fotoje, pikërisht prej një tatuazhi që kishte në krahun e majtë, pasi koka ka pësuar dëme, duke e bërë të vështirë njohjen. Më pas familja e ka konfirmuar edhe në morg në Tiranë.

 

VIDEO-Kerkimet e hetuesve
 

1719343939_ËhatsAppImage20240625at21.01.28.jpeg

 

Viktima Armand Nelaj

Ekstrakt historik i regjistrit tregtar për të dhënat e subjektit “Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar”

 
 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:03
Shpërthimi në Sarandë/ Report Tv zbulon identitetin dhe siguron foton e viktimës 52-vjeçar (EMRI+FOTO)

1719342628_armandinelaj.jpg

Identifikohet viktima e shpërthimit të djeshëm në Sarandë. Ai është Armandi Nelaj, 52 vjeç, banues në Sarandë.

Nelaj është biznesmen prej 13 vitesh dhe zotëron një kompani të mjeteve të rënda të ndërtimit.

Policia e Sarandës po heton intensivisht për ngjarjen, teksa është ngritur një grup hetimor i drejtuar nga Prokuroria e Sarandës.

Hetimet janë shtrirë në disa drejtime, përfshirë edhe ato me prapavijë kriminale.

 

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 25/06/2024 11:17

    E kane gjetur dy turiste te huaj? Turizmi qe duam.

    Përgjigju
    • Johnny: 26/06/2024 06:37

      Gjithë ai shpërthim dhe asnjëri nuk u alarmua, as policia që duam.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën