5 të rinj të ardhur nga Tirana e Kavaja u arrestuan në fshatin Gjashtë të Sarandës me 2 pistoleta dhe një silenciator. Policia tha se kishte siguruar informacion se grupi mund të kryente atentat, ndaj organizoi operacionin e koduar "Silenciatori".
Dy kryesorët janë personat që shihni në foto, Sidorel Moriseni, 32 vjeç, banues në Tiranë, dhe Alfred Kaja, 26 vjeç, banues në Kavajë, me precedentë penalë. Sipas policisë, ata u kapën në flagrancë pranë një lokali, teksa po nxirrnin nga makina dy pistoleta, fishekë dhe një silenciator. Sipas policisë, kishin zënë pritë në një zonë pa ndriçim, në pritje të momentit për të kryer vrasjen.
Ndërsa 3 shoqëruesit e tyre u kapën në automjetin e dytë. Ata janë Vitrin Hoxha, 20 vjeç, banues në Kavajë, Vonis Poka, 31 vjeç, banues në Tiranë dhe Franko Bobja, 21 vjeç, banues në Kavajë.
Policia dyshon se grupi kishte shkuar në Sarandë për të ekzekutuar një person në zonën e Gjashtës por emri i shënjestrës nuk bëhet i ditur nga hetuesit. Moriseni dhe Kaja po kontrollonin armët në momentin kur ndërhynë efektivët.
Burimet bëjnë me dije se të arrestuarit u kapën në një rrugicë pranë banesës së Rexhep Ismailit, biznesmenit që u vra në lokalin e tij në Qafë Gjashtë.
Vrasja e Rexhep Ismailit më 7 maj tronditi Sarandën. 66-vjeçari, i cili ishte edhe kryetar i Shoqatës "Çamëria" u ekzekutua me një plumb në kokë gjatë përplasjes me armë në lokalin e tij. Nga hetimet rezultoi se Ismaili nuk ishte objektivi i sulmit, por u vra pasi ndërhyri për të mbrojtur Viktor Rucin, një person me precedentë penalë.
Hetuesit po verifikojnë nëse ndalesa e grupit në këtë zonë ishte rastësore apo lidhet me ngjarjen ku u vra Rexhep Ismaili. Deri tani asnjëri prej të arrestuarve nuk ka dhënë deklarime për objektivin.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Sidorel Moriseni, Alfred Kaja
Këta janë dy prej autorëve të atentatit të parandaluar në fshatin Gjashtë të Sarandës. Report Tv ka siguruar fotot e Sidorel Morisenit, 32 vjeç dhe Alfred Kajës, 26 vjeç, dyshohet se do të ekzekutonin një person në këtë fshat.
Sipas burimeve ata ndodheshin të ndarë në dy makina dhe në një moment sapo kanë ndaluar, po shihnin armët kur në atë moment është ndërhyrë nga policia për t'i arrestuar. Sipas burimeve, të arrestuarit u kapën në një rrugicë pranë banesës së Rexhep Ismailit, i cili u vra në lokalin e tij në Qafë Gjashtë, në maj të këtij viti.
Grupi hetimor është duke verifikuar nëse ndalesa e tyre në këtë zonë është e rastësishme ose jo, pavarësisht se të arrestuarit nuk kanë dhënë deklarime.
-
Metodat e Felils Hodaj dhe Skender Hites keto. Turp e faqa zeze ju qofte. Duke marre ne qafe njerez kot. Vetem burg per kete Shef Komisarjati qe turpero shtetin.
Përgjigju -
Ky feliksi kudo qe shkon ket muhabet ka.merr njerzit me qaf.vec ky kap arme..hwhahaha.ka nja 2 mallista qe i perdor si karrem,ja ben me hile dhe prokurorise,gjoja hap procedim.ta verifikoj spaku se felua esht vet per burg…
Përgjigju










Komente
Komento