Hapet qendra e re shëndetësore në Sauk, e rindërtuar me standarde bashkëkohore, që do t’i ofrojë shërbime cilësore rreth 13 mijë banorëve të kësaj zone. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu vizitoi sot qendrën shëndetësore të Saukut, e rehabilituar falë bashkëpunimit të qeverisë shqiptare me mbështetjen e programit “Shëndet për të Gjithë” të qeverisë zviceriane.
“Rikthehemi në këtë qendër disa muaj më pas dhe e shohim që degradimi i ka lënë vend standardeve më të larta të shërbimit dhe këtu flasim jo vetëm për infrastrukturën por për paketën e plotë të shërbimit në kujdesin parësor, që ofrohet një një staf mjekësor dhe infermieror i trajnuar më së miri”, - tha Manastirliu.
Rindërtimi i kësaj qendre shëndetësore është pjesë e programit kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore dhe ambulancave në të gjithë vendin. “Kemi rehabilituar plotësisht 80 qendra shëndetësore, 100 të tjera janë në proces dhe përmbyllen brenda vitit dhe 120 qendra shëndetësore dhe ambulanca do të reabilitohen deri në vitin 2021, duke mbajtur premtimin për transformimin e kujdesit parësor nga veriu në jug”, tha Manastirliu.
Qendra shëndetësore e Saukut i është nënshtruar rehabilitimit të plotë me vlerë 13.2 milionë lekë, bashkëfinancim i qeverisë zvicerane nëpërmjet projektit ‘Shëndet për të Gjithë’ dhe qeverisë shqiptare.
Pas rehabilitimin, qendra shëndetësore e Saukut nis edhe funksionimin si qendër e kujdesit parësor edhe në ditët festive si dhe ditët e diela, duke garantuar shërbim çdo ditë të vitit për banorët e kësaj zone, e cila është populluar së tepërmi vitet e fundit. Plani i afërt i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është të forcojë shërbimin në komunitet, me vizitat mjekësore në shtëpi për të moshuarit, që e kanë të pamundur të akesojnë qendrat shëndetësore.
G.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.9%
-
I keq
21.2%
-
As i mirë as i keq
33.8%
Vota total: 1168
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
TikTok do mbyllet për 1 vit në Shqipëri, Rama: Rrugaçëri, promovon dhunë e krim! Institut për fëmijët në konflikt me ligjin
21 Dhjetor, 13:17
-
Kuvendi/ PS kalon ligjin, anulohen gjobat për ndërtime pa leje, dhe të AKU në fshat! Rrëzohet amendamenti i PD-së, s'falen faturat e prapambetura të ujit e dritave
19 Dhjetor, 17:31
-
Tiranë/ Aksident i trefishtë në Sauk, një i plagosur! Report Tv siguron foto dhe VIDEO nga vendngjarja
17 Dhjetor, 17:09
-
Fier/ Manastirliu takim me drejtuesit e shkollave: Pezullim deri në zbardhjen e ngjarjes të drejtuesve dhe oficerit të sigurisë të shkollës në Cakran
13 Dhjetor, 19:37
-
Interpelanca për vrasjen e 14-vjeçarit/ Zhupa kërkon dorëheqjen e Manastirliut: Sistem i dështuar! Ministrja: Ke hallin e karrgies, s’të ndihmojmë dot
12 Dhjetor, 11:08
-
Kuvend/ PS rrëzon me votë interpelancën me Ramën për 'Becchetin', e kërkoi PD! Spiropali: Eshtë shpifje! PDIU shpëton PS, votohen projektligjet
12 Dhjetor, 07:50
-
'Vrasja e Martinit u përdor politikisht', Rama në Fier: Institut për fëmijët në krime! Brenda dhjetorit kamera në klasa! Kontroll për çdo gjë metalike
30 Nëntor, 13:07
-
Fier/ Rama dhe Manastirliu me prindërit tek shkolla 'Janaq Kilica' për kufizimin e TikTok dhe Snapchat! Ministrja: Këto platforma sfidojnë mësuesit dhe ndikojnë tek shëndeti mendor
30 Nëntor, 12:05
-
Vrasja e Martinit/ PD kërkon interpelancë me Manastirliun: Ngjarje e paralajmëruar, Paketa e Sigurisë propagandë
26 Nëntor, 15:34
-
Protestë për vrasjen e Martinit para Ministrisë së Arsimit, kërkohet dorëheqja e ministres! I pranishëm babai e gjyshi i 14-vjeçarit: Drejtësi deri në fund
25 Nëntor, 17:07
-
Vrasja e Martinit/ Shoqëria civile deklaratë para shkollës 'Fan Noli': Bojkot mësimit nëse nuk merren masa, të dorëhiqet Manastilriu
23 Nëntor, 10:42
-
Gjendet thika me të cilën u vra Martini, autori e hodhi në tarracën e një godine pranë Gjykatës së Apelit, e pikasi një banor! Mister kush e çoi në spital (VIDEO)
23 Nëntor, 10:09