Armatimi i Serbisë rrezik për stabilitetin në rajon? Rama: S’ka arsye për t’u shqetësuar, qëndrimi i saj ndaj Rusisë inkurajues! ‘Ballkani i Hapur’ çon përpara Procesin e Berlinit

BERLIN- Kryeministri Edi Rama pas konferencës së përbashkët me Olaf Scholz zhvilloi një bisedë të përbashkët me gazetarët në Berlin, ku u shpreh se takimi me kancelarin ishte shumë pozitiv lidhur me rolin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe aspiratat tona për në BE.

I pyetur për "Ballkanin e Hapur" dhe mendimin e Scholz mbi këtë iniciativë, kryeministri tha se nëse kancelari nuk do ta mbështeste do e kishte thënë. Ai sqaroi se Ballkani i Hapur lindi si pasojë e mosimplementimit të Procesit të Berlinit dhe i ka zëvendësuar detyrat e tij në një kohë të shkurtër.

Kujtojmë se ditën e djeshme Scholz tha se Gjermania ka për qëllim rigjallërimin e procesit të Berlinit.

Rama gjatë bashkëbisedimit me gazetarët u pyet lidhur me armatimin e Serbisë dhe nëse ky përbën një shqetësim për vendin tonë, në një kohë kur lufta në Ukrainë vijon. Sipas kryeministrit nuk asnjë arsye për t’u shqetësuar dhe se  sot është me rëndësi që të punohet për paqen në rajon.

Kjo nuk është hera e parë që kryeministri thekson faktin që Shqipëria duhet të ishte ulur në tavolinën e negociatave 3 vjet më parë, duke mos humbur rastin ta ripërsëriste edhe në Berlin. Nga ana tjetër ai theksoi se kemi ende punë përpara për të bërë.

Për sa i përket ndarjes nga Maqedonia e Veriut në raport me integrimin, Rama tha se do të presim deri në qershor. Duke nënkuptuar se nëse Bullgaria bëhet sërish një pengesë, do të ndahemi nga Maqedonia e Veriut.

Marrëveshjen e njohjes reciproke të patentave e cila pritet të nënshkruhet gjatë ditës së sotme, kryeministri e cilësoi si shumë domethënëse për faktin e një transformimi të madh që ka ndodhur në Shqipëri, pasi njohja e patentës lidhet me të gjithë procesin e nxjerrjes së një patente dhe me besueshmërinë e procesit. Ndaj ai tha njohja e patentave nga Gjermania është një lloj certifikate e rëndësishme për sa i përket procesit të shtet formimit.

Kujtojmë se ditën e djeshme kryeministri Edi Rama dhe kancelari gjerman Olaf Scholz pas zhvillimit të takimit kokë më kokë në Berlin kanë zhvilluar edhe një konferencë të përbashkët, ku folën rreth pikave kryesore të diskutimeve mes tyre.

Bashkëbisedim i Kryeministrit Rama me gazetarët shqiptarë në Berlin

Kryeministri Edi Rama: Faleminderit që keni marrë mundimin të na shoqëroni në këtë udhëtim vërtet të rëndësishëm dhe duke qene se si gjithmonë mundimin tuaj dëshiroj që ta shpërblej me përkushtimin ndaj punës dhe pyetjeve tuaja, për të mos u zgjatur më tutje po them vetëm që ju e dini që kjo ishte vizita e parë në Kancelari pas ndryshimit të kancelarit të Republikës federale të Gjermanisë dhe ky ishte takimi ynë i dytë me Kancelarin Scholz pas takimit tonë të parë, kur ai ende ishte kryetari i bashkisë së Hamburgut dhe unë isha kryeministër.

Mund t’ju them që takimi ishte jashtëzakonisht pozitiv, ju e dëgjuat vetë dhe konferencën e shtypit ku notat e tekstit të kancelarit ishin shumë qartësisht pozitive. Për sa i takon konsideratave për Shqipërinë, për rolin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, për ecurinë e Shqipërisë në kuadër të procesit të anëtarësimit në BE dhe natyrisht marrëdhëniet bilaterale. Kemi patur një konsultim të gjatë që ka shkuar trefishi i kohës së parashikuar përpara konferencës së shtypit dhe pastaj kemi zhvilluar një darkë pune ku kemi kaluar të gjitha temat e interesit të përbashkët një nga një. Jam në dispozicion për pyetjet tuaja.

Zoti Rama, a e mbështet Kancelari gjerman ndarjen e Shqipërisë nga Republika e Maqedonia e Veriut?

Kryeministri Rama: Unë nuk e kam kërkuar këtë. Unë thjesht i kam bërë me dije kancelarit që ne kemi një qasje që deri në Këshillin Europian të qershorit do të jetë e pandryshuar, në rast se përsëri ne do të bllokohemi për shkak të Bullgarisë, bazuar edhe në mbështetjen e gjerë që opsioni i ndarjes nga Maqedonia ka marrë nga opinioni publik pasi tregova dhe për Këshillimin Kombëtar, ne do të ndryshojmë qasje dhe do të flasim me gjuhë tjetër lidhur me Shqipërinë dhe nevojën e Shqipërisë për tu ndarë nga Maqedonia e Veriut. Kancelari e tha dhe ne konferencë në mos gabohem, por e tha edhe në të dyja e raundet e bisedimeve që është optimist për ndryshimin e kushtit të Bullgarisë. Unë nuk jam dhe aq optimist megjithatë unë uroj të jem i gabuar dhe kancelari të ketë të drejtë.

- Zoti Kryeministër, në zgjedhjet e 25 prillit, latë jashtë zonës së sigurt në listë tre socialistë që ishin me kontribut pavarësisht se sot janë ulur në karrigen e deputetit, ndërkohë përfshitë një kandidat i cili sot është deputet pa ndonjë kontribut në parti, babai i të cilit është shpallur non grata. A ndjeni se keni marrë vendimin e duhur?

Kryeministri Edi Rama: Tani, të vijmë deri në Berlin për të folur për kandidatin e Partisë Socialiste në Tiranë më duket pak e sforcuar kështu që kalojmë te pyetja tjetër.

- Zoti Kryeministër sigurisht që çështja e negociatave është çështje kryesore, por nga ana tjetër edhe politika e brendshme ka një rëndësi të veçantë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe dua të ndalem sërish te çështja e non grata, e kanë bërë zgjedhjen e tyre sa i takon kundërshtarëve tuaj politikë për tu pozicionuar me një pjesë të asaj që sot është Partia Demokratike. Ju në agjendën tuaj politike do të pozicionoheni, njihni një PD pavarësisht mënyrës sesi ajo është e ndarë? pyetja e dytë, në Kongresin e Partisë Socialiste ju bëtë thirrje që organet e drejtësisë të funksionojnë sa i takon masave te ndërmarra nga SHBA, sa i takon personave non grata. A ka nevojë që të ketë ndoshta dhe ndërhyrje ligjore për një gjë të tillë?

Kryeministri Edi Rama: Kalojmë tek pyetja tjetër.

- Zoti Rama, ju thatë që folët me zotin Scholz për Ballkanin e hapur, dhe jue  shikoni si një shtysë këtë dhe për procesin e Berlinit. Vetë kancelari nuk u shpreh qartë nëse e mbështet ose jo këtë nismë dhe nëse atij i duket kjo një mënyrë për t’i dhënë një shtysë reale procesit të Berlinit. Ndërkohë dhe në Tiranë ka patur interpretime sikur nuk pati ndonjë reagim të zotit Scholz pikërisht se ai nuk e mbështet këtë, ka qenë një e lartë e ish kryeministrit Berisha. Keni një koment? E diskutuat ju më gjatë ne bashkëbisedimin tuaj dhe a ishte ai mbështetës për Ballkanin e hapur?

Kryeministri Edi Rama: Sikur të ishte mos mbështetës nuk do përtonte ta thoshte as midis nesh, as në publik, kështu që kurrsesi nuk do të thoja që është mos mbështetës.  Ndërkohë që për sa i përket mbështetjes së hapur dhe me gjithsej të thënë ashtu siç e them unë, kjo është një zgjedhje e komunikimit plotësisht e respektueshme, për më tepër që procesi i Ballkanit të hapur është një proces i cili ka lindur dhe sigurisht që edhe kur shpjegohet, shpjegohet ekzaktësisht siç është për shkak se procesi i Berlinit filloi te humbiste impaktin edhe për shkak se çfarë u parapa në procesin e Berlinit, çfarë u vendos dhe u rivendos në tryezë të Procesit Berlinit, nuk u implementua kurrë jo nga Gjermania apo nga të tjerët, por nga vetë vendet e Ballkanit Perëndimor. Kështu që unë nuk shoh asnjë problem. Ndërkohë që për sa u përket atyre që janë në Tiranë dhe që janë kundër, aq më pak shoh problem se nuk më interesojnë fare çfarë mendojnë të tjerët, më intereson se çfarë mendon shumica dërrmuese e shqiptarëve që përmes Këshillimit Kombëtar e kanë shprehur shumë që qartë se e do ecurinë e mëtejshëm të Ballkanit të hapur dhe këtu mbaron çdo diskutim.

 - Zoti Rama duke qene se rastisi në fakt dhe nënshkrimi i marrëveshjes të njohjes reciproke të patentave, pati një diskutim ndërmjet jush dhe zotit Scholz ne raport me investimin që mund të bëhet në Shqipëri në vijim nëse ka diçka konkrete, ndoshta kjo ju intereson më shumë qytetarëve shqiptarë. e dyta, nëse e mundur për ta kaluar pak në politikën e brendshme, duke qenë se këtë javë pritet që të dorëzoni dhe emrat për presidentin e ri. Ju si Edi Rama, si individ, keni një identikit të krijuar të presidentit?

Kryeministri Edi Rama: Përsa i përket marrëveshjes, është një marrëveshje jashtëzakonisht domethënëse, jo thjesht për faktin që më në fund të gjithë shqiptarët që banojnë këtu apo që do të kalojnë në rrugët e këtij vendi me automjetet e tyre do të kenë patentën shqiptare të respektuar plotësisht, por është domethënës për faktin e një transformimi të madh që ka ndodhur në Shqipëri pasi njohja e patentës lidhet me të gjithë procesin e nxjerrjes së një patente dhe me besueshmërinë e procesit. Kur ne e kemi ngritur këtë çështje në fillim, pala gjermane ka qenë shumë skeptike sepse e njihte shumë mirë realitetin në Shqipëri, por kur inspektorët e Ministrisë së Transportit të Gjermanisë kanë ardhur në Tiranë kanë ndryshuar komplet opinion duke parë se çfarë transformimi ka ndodhur të gjithë strukturës së shërbimit të transportit dhe kemi marrë vërtet komplimente te jashtëzakonshme nga pala gjermane sepse realisht kemi krijuar një sistem ultra modern në shërbimet e transportit ne Shqipëri, gjë që nuk mund të imagjinohej vetëm disa vite më parë. Në këtë aspekt njohja e patentave nga Gjermania është një lloj certifikate e rëndësishme për sa i përket procesit të shtet formimit, shtet ndërtimit, të shtet funksionimit në këtë sektor. Për sa i përket pyetjes tjetër, kalojmë te pyetja tjetër.

 - Zoti Kryeministër, Sali Berisha i dha Shqipërisë anëtarësimin ne NATO dhe liberalizimin e vizave. Në mandatin tuaj të tretë, do i jepni hapjen e negociatave Shqipërisë?

Kryeministri Edi Rama: Tani mos bëhemi për humor as ju as unë, këto  janë gjëra që nuk ia jep Shqipërisë një person, qoftë ky i quajtur “qoftëlarg” apo qoftë i quajtur “qoftëafër”. Nuk ka lidhje, këto janë ngjarje që lidhen me vullnete të tjera, me vullnetet e vendeve të tjera, sepse po të ishte puna për negociatat, në raport me mua dhe në raport me Shqipërinë, negociatat do të ishin hapur ka nja 3 vjet a katër, sa u bënë.  Kështu që ne i kemi merituar me kohë. Fakti që nuk janë hapur, nuk janë formalisht, janë hapur vetëm në mënyrë deklarative që vendosim t’i hapim, por nuk jemi ulur në tavolinë, nuk lidhet me mua apo me ne, lidhet me ata.

Kështu që kur më thoni kush e futi Shqipërinë në NATO, më vjen realisht një, siç thoshte Konica, ‘’i papërmbajtur gaz’’, Shqipërinë në NATO e futi SHBA.

-Z. Kryeministër, ka qenë ambasadori amerikan Donald Lu që iu ka referuar sa i takon emrit te z. Rakipi dhe pyetja e dytë, z. Meta pak ditë më parë foli për çështjen e inceneratorëve duke hamendësuar se të arrestuarit deri tani, për këtë çështje kanë patur mbrojtje politike. Ju keni informacion për këtë mbrojtje që flet kreu  i shtetit?

Kryeministri Edi Rama: Tani nuk e kuptoj pse lodheni  kot të bëni këto pyetje kur jemi në Berlin dhe unë jam këtu me ju për arsyen pse keni ardhur këtu. Këto janë pyetje që i takojnë katundit tonë të përbashkët, do t’i diskutojmë edhe këto pyetje në klubin tonë të katundit, ku ju do mblidheni bashkë me mua e do flasim  se tani unë s’di çfarë të them

-Sa e vlerësoni këtë vizitë zyrtare që zhvilluat ditën e sotme në Gjermani për procesin e integrimit duke patur parasysh që Shqipëria mbështetjen e Gjermanisë në procesin e integrimit e ka patur edhe më parë. Sa pikë do t’i jepni nga 1 në 10?

Kryeministri Edi Rama:  10

-Pyetja tjetër referuar asaj që thatë me herët, se Shqipëria e ka merituar shumë me herët procesin e integrimit. A mendoni se Shqipërisë I kanë mbetur ende përparime në procesin e integrimit, duke iu referuar deklaratës së Kancelarit se duhet më shumë punë në reformën në drejtësi?

Kryeministri Edi Rama: Shqipëria nuk e ka merituar më herët procesin e integrimit, Shqipëria e ka merituar mw parw hapjen e negociatave zyrtarisht  dhe uljen në tavolinë për bisedime për anëtarësimin në BE.

Përsa i përket pyetjes se a duhet më shumë, nuk ka nevojë fare të vijmë në Berlin dhe këtë ta thotë kancelari, këtë e dimë vetë, e dimë shumë mirë dhe nuk diskutohet që duhet më shumë dhe kancelari ka thënë diçka që është 100% ë vërtetë, 100% e qartë dhe 100 % e padiskutueshme, edhe diçka që unë e them përditë.

Z. Kryeministër, duke u ndalur tek vizita juaj dhe takimi me kancelari Sholz, kancelari theksoi në konferencën për shtyp rëndësinë e rivitalizimit të procesit të Berlinit, në këtë fokus në takimin tuaj, a i keni kërkuar ndikim më të madh kancelarit Scholz marrë në konsideratë edhe peshën që politika gjermane ka në strukturat e BE përsa i përket projekteve të rëndësishme siç është përshembull Korridori Blu?

Kryeministri Edi Rama: E kam shpjeguar përse Korridori Blu nuk ka avancuar dhe si e pse, sipas meje, procesi i Berlinit ka ngecur dhe për çfarë arsye në procesin e Ballkanit të Hapur, ne kemi bërë një pjesë të konsiderueshme detyrash të  procesit të Berlinit në një kohë shumë të shkurtër, ndërkohë që ato çështje të tregut të përbashkët kancelari i përsëriti edhe sot, siç i ka përsëritur edhe kancelaria Merkel më parë, janë varur sepse ka diçka që nuk shkon në atë proces. Kështu që kemi patur një bashkëbisedim shumë, shumë të mirë dhe realisht pozitiv dhe me mirëkuptim të plotë dhe besoj shumë interesant për një sërë temash, ndërkohë që thelbi i problemit në procesin e Berlinit nuk është as në Berlin e as në Bruksel, është në Ballkan, në aspektin politik, pastaj në aspektin e ecurisë së projekteve sigurisht që është në Bruksel.

-Sot ju keni diskutuar edhe përsa i përket luftës në Ukrainë dhe rrezikut të agresionit rus, jo vetëm për Europën, por edhe për Ballkanin Perëndimor. Pyetja e parë ka të bëjë, a jeni i shqetësuar ju për armatimin e Serbisë në këtë situatë, dhe në lidhje me këtë keni planifikuar një vizitë ne Kiev, duke qenë se kohet e fundit kemi parë zyrtarë të BE kanë shkuar për të parë atë që e quajnë masakër humane përsa i përket humbjes së jetëve te qytetarëve të thjeshtë. Faleminderit!

Kryeministri Edi Rama: Nuk jam I shqetësuar për armatimin në fjalë sepse nuk shoh arsye për tu shqetësuar sot për sot dhe besoj që është shumë e  rëndësishme që t’i fryjmë të gjithë erërave të paqes dhe të bashkëpunimit në rajon, dhe patjetër është shumë e rëndësishme që të mbajmë sa më shumë bashkë, Ballkanin Perëndimor, edhe me ndihmën dhe mbwshtetjen e aleatëve tanë strategjikë kur Gjermania që ka një rol jashtëzakonisht të posaçëm dhe nuk shoh se si një sistem mbrojtjeje nga raketat mund të jetë shqetësues për ne.

Kurse për sa i përket pjesës së Serbisë, Serbia ka bërë hapa jashtëzakonisht inkurajues në të dyja votimet në kombet e bashkuar dhe është realisht domethënës fakti që, deri tani Ballkani është bashkë në pozicionet ndaj Rusisë. Por sigurisht që Serbia ka një pozicion historik, tradicional, të ndryshëm nga i yni. Kwtw nuk kemi pritur që të fillojë lufta në Ukrainë për ta marrë vesh kështu që gjërat duhen parë në kontekst dhe vlerësimet duhen bërë pa harruar kontekstin, që do të thotë që duhet të jemi shumë të vendosur për ta çuar përpara procesin e paqes dhe të bashkëpunimit në rajon sepse është me rëndësi të madhe edhe më shumë sesa dje, për shkak të pikërisht të këtij konflikti që ka nisur në Ukrainë si rezultat i agresionit të Rusisë. Pwrsa i përket vizitws nw Kiev, mendoj që ka të tjerë përpara meje që meritojnë ta kenë këtë protagonizëm dhe në rast se do të më vijë radha mua patjetër që do ta bëja këtë me shumë respekt dhe me shume kënaqësi, por mendoj se nuk është momenti për t’iu zënë radhën të tjerëve.

-Doja të bëja një pyetje lidhur me integrimin. A mendoni se përveç vetos bullgare, ndoshta ajo çfarë i step vendet e BE për ecjen përpara të Shqipërisë në procesin e integrimit janë dhe problemet e brendshme si për shembull zgjedhja e një përfaqësuesi në tempullin e demokracisë, një 27 vjeçar pa eksperiencë të mëparshme, pa kontribut të mëparshëm social, vetëm se është djali i dikujt që rezultoi të jetë non grata.

Kryeministri Edi Rama: Nuk mendoj fare kështu, se skam arsye ta mendoj, nuk shoh asnjë stepje nga vendet anëtare te BE, përkundrazi, edhe nuk e di a ishit në sallë sot a nuk ishit, se nuk ishin të gjithë gazetarët, por shikoni, dhe një herë, dëgjoni dhe një herë kancelarin dhe s’ka asnjë stepje aty. S’ka asnjë stepje fare, përkundrazi të gjithë mezi presin të çlirojnë procesin nga vetoja e Bullgarisë dhe kjo është mesë e qartë.

Faleminderit dhe besoj të mirëkuptoni që pyetjeve të pafundme, lidhur me Tiranën, s’është vendi këtu për t’i dhënë përgjigje, në Tiranë si gjithmonë pa asnjë problem.

vijon

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:13
'Berisha na bëri pjesë të NATO-s', Rama i përgjigjet gazetares: Mos më bëni për humor, s'është merita e atij, por i vullnetit të disa vendeve

 

"Mos më bëni për humor", kështu iu përgjigj kryeministri njeri prej gazetarëve që i përmendi Sali Berishën si personin që e bëri Shqipërinë pjesë të NATO-s, duke thënë se kjo nuk është meritë e tij por lidhet me vullnetit e të tjerëve.

"Mos të bëhemi për humor, këto s'ia ka dhënë Shqipërisë një person. Këto janë ngjarje që lidhen me vullnetet e të tjera, të vendeve. Po të ishte puna për negociatat në raport me mua dhe Shqipërinë, do të ishin hapur para 3 vitesh. Fakti që nuk janë hapur dhe nuk jemi ulur në tavolinë, lidhet me ata. Kur më thoni që Berisha futi Shqipërinë në NATO më vjen një "i papërmbajtur gaz" sic thoshte edhe Konica.", tha ai.  

Ora 10:11
Rama pyetet në Berlin për shpalljen ‘non grata’ të Rakipit, ja si përgjigjet

 

Berlin, në komunikimin me mediat pas takimeve në vizitën zyrtare në Gjermani, Kryeministri Rama u pyet në lidhje me deputetin Orlando Rakipi, djalin e Aqif Rakipit i shpallur ‘non grata’ nga SHBA. I pyetur për lënien jashtë të 3 socialistëve dhe futjen e tij në parlament, Rama tha se i duket e sforcuar të flasë për këtë çështje në Berlin.

“Të vijmë deri në Berlin për të folur për kandidatin e PS-së në Tiranë më duket pak e sforcuar kështu që kalojmë tek pyetja tjetër”, u përgjigj shkurt Kryeministri.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ralfi: 12/04/2022 15:49

    Serbia armatoset dhe ne jo...cfare ben more hajvan kryeminister, ,,,,bleji mor arme,,,tanke,,aeroplane,, helikoptere,,,,mynicione,,,mitraloze,,,po kur te na sulmojne rusia me c'fare do mbrohesh me shkopinj....

    Përgjigju
  • Lui: 12/04/2022 13:25

    Si ka mundësi që ka edhe gazetarë që mendojnë se Shqipërinë e futi Saliu në NATO..?! Saliu thjeshtë kishte fatin që rastisi në pushtet atë kohë kur SHBA këmbëngulën për të na bërë pjesë. Ah po, mund të themi që u futëm prej Saliut sepse NATO kishte frikën e ndonjë destabilizimi të mundshëm të Shqipërisë me Saliun në krye siç e destabilizoi në '97. Kështu po që ka merita Saliu. Por puna, për t'u bërë pjesë e një organizate si NATO nuk bëhet dot për 3 vjet. Sepse Saliu në 2005 erdhi në pushtet. Kaq shpejt i bëri reformat ai, sa që në 2008 të hynim në NATO?! Mos u bëni budallenj..!!!

    Përgjigju
  • Dritan: 12/04/2022 11:48

    Maredheniet e shqiperise nen drejtimin e vendit nga z rama ka ber te mundur qe shqiperia te mare nje mbeshtetje te madhe nga vendet e bashkimit europian pavareisht te disa politikaneve qe dergojne mesazhe percarje ne politiken europiane per ne .

    Përgjigju
  • Xhoena: 12/04/2022 11:48

    Politikat e ndjekura nga qeveria Rama ne lidhje me shtettet fqinje jane shume te mira per mendimin tim.Luften me shtetet e tjera e ka dashur gjithmone doktor Saliu

    Përgjigju
  • Shpetimi: 12/04/2022 11:46

    sali berisha i dha shqiptarve 4 deshmor ne bulevard

    Përgjigju
    • Arbërori: 12/04/2022 12:18

      Duket kjart se deshmorët e bulevrdit i ka Ramovic në qafën e vet, nuk e mbrojë asnjë kriminel e as salen, por mjerisht se fjalët e sales po dalin të verteta se kush i vrau ata njerz të pafajshëm…!

  • Albozi: 12/04/2022 11:45

    Di vetem qe ne do jemi ne BE shume shpejt fale jush , po e arrite ket je burr shteti

    Përgjigju
  • redi 10: 12/04/2022 11:24

    ti rama bravo te qoft per cdo hap te ndermarr deri me sot

    Përgjigju
  • Klodi: 12/04/2022 11:09

    Takime te tilla me nje fryme bashkepunimi per pune te mira jane gjithmone pozitive . Respekte per ju

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK, arrestohet në Itali 'truri financiar' Bujar Shega! Kush është biznesmeni nga Peqini dhe lidhjet e tij me Suel Çelën

Operacioni i SPAK, arrestohet në Itali 'truri financiar' Bujar Shega! Kush është biznesmeni nga Peqini dhe lidhjet e tij me Suel Çelën