Së bashku sërish, Brad takohet për
herë të parë me fëmijët pas divorcit

Së bashku sërish, Brad takohet për<br />herë të parë me fëmijët pas divorcit
Brad Pitt është bashkuar sërish më fëmijët e tij, pasi ka qëndruar larg prej tyre që nga 19 shtatori. Pitt nuk i ka parë fëmijët që nga dita që Jolie ka paraqitur në gjykatë kërkesën për divorc mes tyre.

Sipas revistës ‘’People’’ Brad dhe Angelina kanë rënë dakort për një marrëveshje të përkohshme kujdestarie. Sipas marrëveshjes, vizitat e Brad tek fëmijët do të jenë të mbikëqyrura.

Aktori 52-vjeçar, ka pranuar kushtet e vendosura nga Jolie, por një burim për ''People'' është shprehur se ai do të bëjë çdo gjë që të marrë në kujdestari fëmijët.

‘’Brad i do më shumë se çdo tjetër në botë fëmijët dhe ata janë gjëja më e rëndësishme për të’’, është shprehur një burim për ‘’People’’.

Jolie kërkon kujdestarinë e vetme për fëmijët pasi ka akuzuar Brad se është agresiv dhe konsumues i lëndëve narkotike. Nga ana tjetër Brad ka kërkuar kujdestarinë e përbashkët. 

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois