Emigrantët shqiptarë që janë mbledhur në stadiumin 'Galatsi' në Athinë, ku presin kryeministrin Edi Rama. Në këtë video që sjell Report Tv shihet atmosfera në stadium ndërsa pritet mbërritja e kryeministrit Rama. Takimi do mbahet në sallën “Christmas Theater” në stadiumin 'Galatsi'.
Shqiptarët shihen me flamuj në duar e në sfond ka këngë me motive patriotike.
Lajmi kryesor:
Turi me diasporën! Rama në Athinë: Greqia hoqi ligjin e luftës me Italinë me ne e mban! Absurditet, t'i zgjidhim çështjet si europianë jo si ballkanas












